• Home
  • Qendra e karrierės

Qendra e karrierës

Qendra për Karrierë dhe Internship

 

Qendra e karrierës në Kolegjin UBT shërben si qendër e cila i orienton dhe këshillon studentët të bëjnë ndërlidhjen e tyre të procesit akademik me tregun e punës dhe përvojën në praktikë profesionale dhe internship. Qendra për Orientim në Karrierë dhe Internship ofron këshillime profesionale për studentët qe nga dita e parë e fillimit të studimeve në Kolegjin UBT, duke ofruar trajnime profesionale në ngritje të shkathtësive të tyre si dhe shërbime të ndryshme që kanë të bëjnë me aplikimin, përgatitjen e CV-ve, letrave motivuese, si dhe intervistimin, deri tek diplomimi dhe punësimi i tyre, me ç`rast mbanë evidenca mbi barometrin e punësimit të ish studentëve.   

QOKI gjithashtu ndihmon studentët që të gjejnë vendet e tyre të punës, qoftë në formë të intershipit apo zhvillimit profesional. Gjithashtu i njofton ata me të dhënat dhe informacionet e kompanive të ndryshme, konkurset, shpalljet si dhe çështjet tjera me interes për studentët.

Qendra ju ofron ndihmë në këto fusha:

  • Internship
  • Orientimi Profesional
  • Trajnimet Profesionale dhe Certifikimi
  • Vizitat studimore
  • Informacionet për studentët e ri
  • Ish studentët -Alumni
  • Programet e shkëmbimit

Qendra për Karrierë dhe Internship

Lajme