• Home
  • Instituti pėr Gjuhė...

Instituti për Gjuhë të Huaja

 

KURSE TË PËRGJITHSHME INTENSIVE TË GJUHËS

  • - angleze,
  • - gjermane,
  • - frënge,
  • - italiane
  • - spanjolle
  • - turke etj.

 

Përparësitë dhe avantazhet e të mesuarit të gjuhëve të huaja në Institut:

 

· Larmi kursesh

· Metoda efikase të mësimdhënies

· Kurse të përgjithshme dhe të veçanta intensive

· Libra dhe manuale bashkëkohore

· Nivele kursesh që përputhen me moshën

interesimin dhe profesionin e të interesuareve

· Grupe të vogla

· Mësimi disa mujor

· Stafi i specializuar dhe profesional

· Kurse përgaditore të rregullta dhe intensive

· Kurse adekuate për nevoja kulturore arsimuese dhe shkencore

· Kurse që kanë të bëjnë me integrimin e vendit në BE

· Kurse për nxënës, studentë dhe qytetarë si dhe për të gjitha institucionet e vendit

· Shkrim akademik për nivele te ndryshme

KURSE TË SHKRIMIT AKADEMIK

Si për kursistët e zakonshëm ashtu edhe për ekspertët e fushave të ndryshme, të administratës shtetërore, të marrëdhënieve me jashtë, të legjislacionit, të turizmit,

të korrespodencës tregtare, të diplomacisë, etj. Në këtë kurs përgatiten edhe projekte, kërkime shkencore dhe seminare.


KURSE TË PËRKTHIMIT ME GOJË DHE ME SHKRIM

 

Për aftësimin, trajnimin dhe kualifikimin e interpretëve konsekutivë, simultanë dhe të përkthyesve të gjinive të ndryshme të përkthimit, si të përkthimit shkencor, të përkthimit të manualeve, të përkthimit të legjislacionit, të përkthimit artistik, etj. Në këtë kurs organizohen seminare, trajnime dhe përgatiten projekte.

 

 

KURSI PËRGATITOR INTENSIV NJË VJEÇAR

 

Për zotërimin e bazave të anglishtes. Ky kurs ka tri pikësynime: 1) T’u ndihmojë studentëve të anglishtes që t’i zotërojnë aftësitë kryesore gjuhësore dhe anglishten funksionale; 2) T’i përvetësojnë aspektet kryesore gjuhësore (gramatikë, fonologji, sintaksë, etj);

3) Ta zotërojnë shkrimin akademik dhe hyrjen në studimet kërkimore dhe shkencore.

Ky kurs përgatit ekspertë të

dalluar të anglishtes së folur dhe të shkruar. Edhe në këtë

kurs ka seminare, trajnime dhe projekte.

 

 

KURSE TË ANGLISHTESR QËLLIME SPECIFIKE

Për interesuarit që dëshirojnë apo kanë nevojë të mësojnë

 

gjuhën e profesionit të tyre anglishte. Këtë kurs mund ta ndjekë një gamë e gjerë e qytetarëve, studentëve, funksionarëve, juristëve, biznismenëve, pedagogëve, diplomatëve, inxhinjerëve, mjekëve, politikanëve dhe ekspertëve të ndryshëm.

 

 

Lagjja Kalabria p.n., Prishtin(ë, T)el: 038 541 400, Mob: 044 541 400, email: [email protected]

 

Lajme