Shërbimi Studentor

Një prej parimeve themelore të punës së Kolegjit UBT është ofrimi i mundësive të barabarta për studime cilësore dhe ofrimi i ndihmesës dhe përkrahjes së nevojshme për të gjithë studentët. E gjithë infrastruktura dhe vetë puna e institucionit ka qenë përherë dhe është e orientuar drejt studentit në mënyrë që ai të ndihet i përkrahur në çdo moment përgjatë procesit të studimit të tij në këtë institucion. Studentët gëzojnë të drejtat e tyre në institucion dhe trajtohen me dinjitet dhe me korrektësi.

Stafi akademik dhe administrativ i Kolegjit UBT, Zyra për shërbimin e studentëve, si dhe personeli tjetër në institucion, janë në dispozicion të studentit, duke ofruar konsultime, mentorim dhe këshillim individual të vazhdueshëm me secilin prej studentëve sa herë që ata kanë nevojë.

Çdo departament udhëhiqet nga bashkudhëheqësi që merret me çështje administrative.

Roli i udhëheqësit ndikon dukshëm në mbështetjen e studentit. Kjo asistencë përfshin këto faza:
Faza e parë: me rastin e regjistrimit të studentëve në UBT, ata këshillohen në forma grupore dhe individuale për misionin, vizionin e institucionit, si dhe për planprogramet e departamentit përkatës.
Faza e dytë: studentët kanë të drejtën të këshillohen në mënyrë të vazhdueshme në baza ditore nga bashkudhëheqësit e departamenteve për rrjedhën e studimeve.
Faza e tretë: në vitin e tretë të studimeve bachelor, përmes konsultimeve individuale studentët njoftohen dhe këshillohen për orientimin e tyre në degët specifike.

Për me tej, Kolegji UBT boton gazetën e studentëve (UBT news), përmes së cilës studenti ka mundësi të njoftohet për zhvillimet në Kolegjin UBT, aktivitetet e ndryshme dhe të njoftohet me artikuj, publikime e intervista të studentëve dhe mësimdhënësve vendorë dhe ndërkombëtarë.

Shërbimi i studentëve është njëri prej sektorëve më të rëndësishëm të administratës, i cili shërben si pikë kyçe e bashkërendimit të punëve dhe shërbimeve të administratës me pjesën tjetër akademike të Kolegjit UBT.

Lajme