Programi i Medias dhe Komunikimit në UBT, me specializimet më të veçanta në vend

Programi i Medias dhe Komunikimit në UBT, me specializimet më të veçanta në vend

 

Programi i Medias dhe Komunikimit në UBT, me specializimet më të veçanta në vend

Në UBT funksionon shkolla më e madhe e gazetarisë dhe e komunikimit në nivelin bachelor dhe master, akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim.

Kurikula moderne, në hap me shkollat më të njohura të gazetarisë në botë, e përshtatur me zhvillimet e shpejta në këtë fushë, ndikuar nga zhvillimet teknologjike, i bëjnë studimet për gazetari dhe komunikim në UBT më të kërkuarat për profesionistët e rinj që nisin karrierën në këtë fushë.

Shkalla e lartë e punësueshmërisë së studentëve, një numër edhe para diplomimit, është edhe një faktor tjetër që e përforcon konstatimin për punën profesionale që bëhet nga mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UBT.

Në një bisedë për Media Grupin e UBT, dekani i këtij fakulteti, Dr. Ferid Selimi flet për programin dhe veçantitë e njërit prej fakulteteve më të kërkuara në vend.

Media Grupi: Çka e bën të veçantë Fakultetin për Media dhe Komunikim në UBT?

Dr.Selimi: UBT ka të akredituar programin bachelor dhe atë master në Media dhe Komunikim. Këta programe studentëve u ofrojnë mundësinë të profesionalizohen në disa fusha të medias dhe komunikimit.

Në të vërtetë, studentët që regjistrohen a transferohen në programin bachelor në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT, nuk do të bëhen thjeshtë vetëm gazetarë, e të punojnë vetëm në media, por do të specializohen edhe për marrëdhënie me publikun, për zyrtarë për informim, për zëdhënës, për menaxhimin e medias dhe të informimit, si dhe të punojnë në institucione shtetërore, publike, dhe në kompani private të biznesit, ku ka të bëjë me median a komunikimin.

Përderisa Institucionet e tjera të arsimit të lartë përqendrohen vetëm në gazetari, UBT ka një program më të gjerë studimi në Media dhe Komunikim dhe përqendrohet në të dyja. Që nënkupton, studentët e UBT-së do të përgatiten për të punuar në media dhe në institucione ku jo vetëm aftësia e të shkruarit a e të informuarit por edhe aftësia e komunikimit është e domosdoshme.

Sa i përket programit master, duhet theksuar që UBT ofron dy specializime: Komunikimi politik dhe Korporatat si dhe Mediat Digjitale dhe Komunikim, e që Institucionet e tjera të Arsimit të Lartë nuk i kanë. Këto janë dy specializime të përzgjedhura, shumë të nevojshme dhe të kërkuara në shoqërinë tonë e në rajon, e që, studentët që përzgjedhin UBT-në do të jenë të parët të specializuar në këtë drejtim.

Media Grupi: Cilat janë specifikat e Fakultetit Media dhe Komunikim?

 

Dr. Selimi: Programi Bachelor Media dhe Komunikim në UBT, studentëve u ofron njohuri të hollësishme mbi rolin e komunikimit në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që ata të zhvillojnë aftësitë e veta kreative dhe analitike për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen.

 

Nëpërmjet leksioneve dhe ushtrimeve, studentët aftësohen që të mbledhin, të vlerësojnë dhe të shfrytëzojnë informacionet përmes mediave të ndryshme, dhe mësojnë metodat, llojet dhe tipat e komunikimit. Duke pasur gjithnjë parasysh, që gazetarinë nuk e bën funksionale dhe të besueshme vetëm shpejtësia e përhapjes së informacionit, përkatësisht rruga që bën ai informacion deri te marrësi, por saktësia e të vërtetës dhe vërtetësia e informacionit që arrin te marrësi, studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT marrin njohuri të duhura për të ndjekur këtë parim.

 

Ndërsa, sa i përket komunikimit, ata do të jenë të gatshëm për tregun e punës, si më të informuarit dhe më të zhdërvjellëtit në këtë drejtim. Prandaj, këtë program që ofron UBT, nuk e ofron ndonjë Institucion i Arsimit të Lartë në Kosovë e Rajon. Kjo vlen edhe për programin master. Ata që e kanë parë kurikulën e programit master dhe ata që e shohin, pasi ta analizojnë, do të binden që program më të mirë nuk ofron asnjë nga universitetet tjera.

 

Media Grupi: Pse studentët, sipas jush, duhet të transferohen në UBT, saktësisht në fakultetin Media dhe Komunikim?

 

Dr. Selimi: Programi bachelor në Media dhe Komunikim është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve: aftësi praktike thelbësore, siç janë intervistat dhe të shkruarit për media të ndryshme; njohuritë për njerëzit, institucionet dhe parimet etike, që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për gazetarinë.

Ky është një program stimulues dhe u siguron studentëve njohuri teorike dhe praktike për të qenë në gjendje të punojnë në fusha të ndryshme.

Ndërsa kur flasim për gazetarinë, ajo nënkupton paraqitjen saktësisht të ecurive të ngjarjeve nëpërmjet fakteve ekzistuese, reale, e objektive, dhe meqë komunikimi është bazë e një shoqërie të shëndoshë, e propaganda i zgjedh apo i sajon faktet për të arritur qëllimin real, studentët në UBT mësojnë sesi të ballafaqohen këto tre fenomene. Duke pasur parasysh që të tria këto kanë një qëllim: të informojnë publikun. Përkatësisht duke pasur për bazë që gazetaria informon nëpërmjet fakteve të qëndrueshme, pa bërë përzgjedhje a pa sajuar a shpikur, ndërsa,
propaganda informon publikun, por duke përzgjedhur faktet ose duke i sajuar ato, komunikimi është që i ndërlidh të dyja këto në një trekëndësh kënddrejtë. Sepse pa komunikim nuk do të mund të kemi as media e as ndonjë institucion publik a privat. Komunikimi është ai që u jep jetë institucioneve.

Ky është i vetmi institucion i Arsimit të Lartë që u ofron këto mundësi studentëve, në mënyrë që nesër të jenë të gatshëm dhe të barabartë, mbase edhe më të mirët në tregun e punës. Krejt kjo mund të përmbyllet me gjykimin se, vetë qëllimi i programit Komunikim dhe Media nënkupton pajisjen e studentëve me dije teorike dhe praktike për të kryer me sukses punët në organizatat ku do të punojnë, duke performuar të gjitha format e komunikimit si në gjuhën shqipe ashtu edhe në gjuhë të tjera evropiane e botërore.

 

Pikërisht këto janë arsyet pse studentët do të duhej të përzgjidhnin programin bachelor në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT. Ndërsa sa i përket përzgjedhjes së programit master në UBT, e theksova edhe më lart. Arsyeja pse do të duhej përzgjedhur UBT-në për studime master në Media dhe Komunikim është pikërisht përzgjedhja e dy specializimeve që nuk i kanë të tjerët, e këto janë: Komunikimi politik dhe Korporatat dhe Mediat Digjitale dhe Komunikim Prandaj, studentëve s’ka si t’u ik kjo mundësit e përzgjedhjes së UBT-së, përkatësisht Fakultetin Media dhe Komunikim në programin master. Për t’u specializuar në këto drejtime dhe për t’u bërë më të mirët, sepse kanë përzgjedhur më të mirin universitet.

Lajme