Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës vizituan Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari”

Studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Infrastrukturës vizituan Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari”

 

Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës, të nivelit bachelor e master, kanë realizuar vizitë studimore në Aeroportin Ndërkombëtar të Kosovës, “Adem Jashari”.

 

Ata janë pritur nga stafi udhëheqës dhe teknik, të cilët ju ofruan studentëve informata të frytshme rreth funksionimit, procesit teknologjik, kapaciteteve të prodhimit, si dhe pjesës ndërtimore dhe infrastrukturës së aeroportit.


Studentët, po ashtu, patën mundësinë të shohin nga afër edhe ambientet e punës, me ç’rast konkretisht vizituan departamentin e TIK-ut, platformën, shiritat e bagazhit përdhese, aparatet e skenimit për rreze X, dhomat e montimit, doganën, dhomën teknike elektrike me UPS, sistemin e ujit, dhomën e automatikës, ndërtesën MEP, fabrikën për trajtimin e ujërave të zeza etj.

 

Në fund të vizitës, inxhinierët e rinj bënë edhe pyetje, teksa thanë se kanë përfituar njohuri të reja, që do t’i shfrytëzojnë edhe për punë praktike në të ardhmen, në profesionin të cilin e kanë zgjedhur..

Lajme