Përfaqësuesit e Northern Illinois University nga Çikago, vizituan UBT-në

 

Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi, ka pritur në takim një delegacion nga Northern Illinois University nga Çikago e SHBA-së, me të cilët ka biseduar për zhvillimet dhe të arriturat e këtyre institucioneve dhe për mundësinë e lidhjes së bashkëpunimit në nivel akademik.

 

Delegacioni ka qenë i prirë nga dekani i Fakultetit të Biznesit në Northern Illinois University, prof. dr Balaji Ragopajan dhe nga drejtori i Programit Global i këtij universiteti, Anthony Preston.


Pas takimit me rektorin Hajrizi, ata kanë zhvilluar një takim edhe me stafin akademik të UBT-së, ku ndanë përvojën e tyre dhe u zotuan për fillim dhe thellim të bashkëpunimit.

Lajme