Në UBT, të enjten mbahet konferencë për Projektligjin e Efiçiencës së Energjisë

 Në UBT, të enjten mbahet konferencë për Projektligjin e Efiçiencës së Energjisë

 

Në objektin e UBT-së, në Prishtinë, të enjten, më 8 shkurt, në ora 13:30, do të mbahet konferencë për Projektligjin e Efiçiencës së Energjisë, që do të organizohet nga Fakulteti i Energjisë Efiçiente në UBT.

 

Panelistë të këtij forumi do të jenë Ministri Zhvillimit Ekonomik në Kosovë, Valdrin Lluka, përfaqësues të departamentit për energji, ligjor dhe të licencimit nga MZHE, si dhe njohës të fushës përkatëse.

 

Qëllimi i mbajtjes së kësaj konference është diskutimi për implementimin e planeve të veprimit, zhvillimin e tregut të shërbimeve energjetike dhe me theks të veçantë për efiçiencën e energjisë, andaj pjesëmarrja në këtë konferencë është në interes për studentët dhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës.

Lajme