Certifikime

 

Certifikime ne UBT


UBT në kuadër të programeve të shumta që ka për ecjen e saj drejt ndërkombëtarizimit, mjaft të zhvilluar e ka edhe sektorin e Certifikimeve. 

 

UBT ofron një numër ta madh të certifikimeve.  Certifikimet që i ofron UBT  janë  të përpiluara  sipas standardeve të larta dhe  që ju përshtatën tregu të vendit dhe më gjerë.  Këto certifikime të llojit të tillë u  mundësuan falë bashkëpunimit ndërkombëtar që UBT ka me shumë institucione prestigjioze, si dhe falë faktit se UBT është anëtare e shumë organizatave me karakter ndërkombëtar, duke qenë i vetmi përfaqësues në këto organizata nga vendi dhe nga rajoni më i gjerë. 

Deri më sot nga UBT kane dal një numër i madhe i të certifikuarve  të fushave të  ndryshme.

 

Me  angazhimin e pandalshëm të Presidentit të UBT-së,  dr. Hajrizit  është  themeluar dhe zhvilluar institucione “Quality Kosova”, e cila drejtohet nga Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) dhe e pranuar me të drejta të plota si anëtare e Organizatës Evropiane për Cilësi (Europian Organization for Quality). “Quality Kosova”  funksionon që nga viti 2006 dhe është asociacion që merret me çështjen e kualitetit, standardeve, certifikimeve dhe konfirmimit. Promovon cilësinë në Kosovë, në bazë të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare, merret me certifikimin e sistemeve e produkteve, si ISO 9001 e të tjerë.

 

Gjatë nëntor të 2009 –së,  12 kandidatë janë certifikuar sipas standardit 17024  nga “Quality Austria” dhe “Organizata Evropiane për Cilësi”.  Ky certifikim është ofruar për herë të parë në vendin tonë nga UBT dhe paraqet një të arritur të rëndësishme jo vetëm për institucionin por edhe për zhvillimet në vend në përgjithësi. 

Më pastaj UBT ka certifikuar edhe një  numër të madhe të kandidatëve  për  CISCO,  ku gjatë muajit  mars 2009  në një ceremoni të organizuar në UBT, 13 kandidatë u certifikuan në programin CISCO–CCNA “Networking for Hoem and Small Businesses”. Pas gjashtë moduleve të njëpasnjëshëm dhe të suksesshëm, 13 pjesëmarrës të trajnimit në fjalë me sukses e dhanë provimin pranë një komisioni profesional dhe  kandidatët pjesëmarrës në një ceremoni solemne i morën certifikatat. Këta personat u trajnuar nga trajnerët profesional të licencuar nga instituti CISCO. 

 

Fal  UBT-së   Kosova ka 40 ciceron  të certifikuar për ta prezantuar sektorin e turizmit

 

Gjatë vitit 2009 dhe 2010, UBT e mbështetur nga  GTZ-ja  dhe  në bashkëpunim me Ministrin e Tregtisë dhe  të Industrisë (MTI),  organizoi për disa herë me radhë  në  Kosovë trajnimin dhe certifikimin e personave për “Ciceronët Turistikë”.  Gjatë moduleve kandidatët e pranuar kanë ndjekur  disa orë  të njëpasnjëshëm dhe kanë zhvilluar shumë vizitave nëpër Kosovë, dhe këta  pjesëmarrës të trajnimit në fund u janë nënshtruar  provimit përfundimtar.  Dhe më  pas UBT për çdo grup ka organizuar  ceremoni solemne dhe i  ka  certifikuar si  “Ciceronët Turistikë”, dhe  sot  Kosova ka 40 ciceron (gudia) të certifikuar për ta prezantuar sektorin e turizmit.

Po ashtu UBT  ofron edhe certifikimin e Sistemeve Certifikimin e Personave Ofrimin e Çmimeve (për Cilësi, Ndërmarrësi, E-Technology, Lidership, Menaxhment, etj.) 

 

Vlen të theksohet se UBT ka një numër të madhe të bashkëpunimeve me kompani private si vendore dhe ato ndërkombëtare edhe  për certifikimi,   në  këtë rast po e cekim bashkëpunimin  me Kompaninë Tregtia. 

 

Mbi 15 studentët të Fakultetit  të Arkitekturës të cilët e kanë përfunduar praktikën në kompaninë “Tregtia”, janë pajisur me  certifikata  për Internship  atë në tre fusha si Menaxhim i projekteve në ndërtimtari, projektim arkitektonik dhe mbikëqyrja e punimeve. Certifikatat e studentëve u ndanë  nga Presidenti i UBT-së  Edmond Hajrizi, Dr.  Binak Beqaj si dhe z. Mërgim Prishtina pronari i kompanisë Tregtia.

 

Po ashtu në çdo  konferencë  vendore apo ndërkombëtare që ka organizuar UBT është diskutuar  çështja e certifikimeve. P.sh në konferencën  “Efi çienca e energjisë për Kosovën përmes ndërtesave të qëndrueshme”, Dip.Ing.Naim Mahmutaj, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë  patë folur  për “Certifikimin e Produkteve Ndërtimore Sipas Direktivës Evropiane”. Etj. 

 

 

 

 

Lajme