• Home
  • Studim Profesional

Studim Profesional

Çfarë janë Studimet Profesionale?

 

Termi Studime Profesionale përdoret për të përshkruar arsimimin dhe trajnimin që përgatit individët për t’u bërë profesionist të shquar në karrierën e tyre të zgjedhur

 
Pse janë të rëndësishme Studimet Profesionale?

Në një ekonomi globale gjithnjë e më konkurrues, është esenciale që kompanitë dhe organizatat e ndryshme të kenë fuqi punëtore të aftë dhe kompetent në fushat përkatëse të cilët vazhdimisht avancojnë njohurit e tyre  për të përmbushur sfidat e tregjeve dhe ambientit ku veprojnë. Studimet Profesionale  i mundësojnë  individëve dhe punëdhënëseve  që ata dhe punëtorët e tyre të mbesin në hap me kohën dhe në përputhje me kërkesat e tregut. Studimet Profesionale sigurojnë një kërcim apo përmirësim të dukshëm për krijimtari dhe inovacion në vendin e punës dhe gjithashtu një forcë punëtore që është shumë e përshtatshme dhe e aftë për të përmbushur sfidat e së ardhmes.

 

Çfarë është Diploma e Kolegjit UBT në Studimet profesionale?

 

Diploma e Kolegjit UBT-së në studime profesionale është diplomë e vetme e këtij lloji në Kosovë dhe në rajon. E modeluar sipas modelit në Mbretërinë e Bashkuar, Studimet Profesionale kanë për qëllim  zhvillimin e individëve me aftësi dhe teknika të përsosura nga fusha e biznesit.

 

Studimet Profesionale janë të mundshme për të gjithë ata që kanë përfunduar shkollimin e mesëm: me ose pa provim  të maturës

Lajme