Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

Misioni i MBE -së

Programi MBE dhe objektivat e tij janë në përputhje me misionin kryesor të UBT-së. Misioni i programit është të aplikojë përsosmërinë në mësimdhënie, mësimnxënie dhe kërkimin shkencor në një mjedis gjithëpërfshirës me në qendër studentin për të nxitur të diplomuarit e dalluar që janë të gatshëm të marrin ose përmirësojnë rolin e tyre udhëheqës në biznes, profesionet e tyre, industri, shërbime publike dhe shoqëri.

 

Programit të studimit të MBE-së ofron njohuritë më të avancuara në të gjitha dimensionet e Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë duke ofruar arsim akademik në një mjedis lokal me ekspertizë ndërkombëtare për të krijuar një mjedis për të rritur bashkëpunimin midis studentëve, stafit mësimor, administratës dhe komunitetit.

 

 

Për hartimin e programit në nivelin master si dhe orientimet e propozuara janë marrë parasysh Korniza Kombëtare e Kualifikimeve dhe Korniza Evropiane e Kualifikimeve, gjatë hartimit të rezultateve të pritura të të nxënit të këtij programi. Studentët që përfundojnë me sukses programin do të jenë në gjendje të zbatojnë njohuritë dhe të kuptuarit e tyre në një mënyrë që demonstron një qasje profesionale ndaj punës dhe të zotërojnë kompetenca të demonstruara zakonisht përmes formulimit dhe mbështetjes së argumenteve dhe zgjidhjes së problemeve në fushën e Menaxhimit, Biznesit dhe Ekonomisë. Ata gjithashtu do të jenë në gjendje të përdorin teknologjinë e informacionit në hartimin dhe menaxhimin organizativ, të zhvillojnë një kuptim strategjik të funksioneve kryesore të lëndëve të programit. Prandaj, këto rezultate të programit MBE janë në harmoni të plotë me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve për Arsimin e Lartë si dhe me përshkruesin e nivelit 6 të Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve, i cili thekson se individët që arrijnë kualifikime në këtë nivel duhet të kenë njohuri të avancuara për fushën e punës ose studimit, duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve. Pas përfundimit të studimeve, studentët duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë aftësi dhe inovacion për të zgjidhur probleme komplekse në fushën e tyre të specializuar të punës ose studimit. Kjo mund të përfshijë: përdorimin e aftësive, praktikave dhe materialeve të caktuara të cilat janë të specializuara dhe të avancuara ose që janë parësore në një lëndë, disiplinë ose fushë pune. Gjithashtu, rezultatet e pritshme të orientimeve janë në përputhje të plotë me Kornizën Kombëtare të Kualifikimeve, dhe me Kornizën Evropiane të Kualifikimeve të Arsimit të Lartë, ku studentët pas përfundimit të këtij niveli të studimeve do të kenë njohuri të avancuara për fushën e punës apo studimit, si dhe të demonstrojnë njohuri dhe të kuptuarit e mënyrave të zhvillimit të një lënde të caktuar.

 

Gjithashtu ky program i’u mundëson kandidatëve të jenë pjesë e profesioneve të orientuara akademikisht ose të vazhdojnë studimet në nivelin e doktoratës.

MBE