UBT News

                                               “UBT News”

  Gazetë e studentëve të UBT “UBT News”


 Në “UBT News” mund t’i  lexoni lajmet me të rëndësishme për aktivitetet e UBT , ku përfshihen editorialet, intervistat si dhe shkrime autoriale me profesor ndërkombëtar dhe vendorë të këtij universiteti. Në këtë gazetë nuk mungojnë as esetë , portretet e studentëve, reportazhet, sport, trajnime dhe  shkrime për aktivitete të tjera.

Në UBT organizohen aktivitete të shumta siç janë: Konferenca shkencore, marrëveshje të shpeshta me Universitetet më prestigjioze në Evropë dhe Botë pastaj vizitat e studenteve jashtë vendit  për qëllime shkencore dhe praktike. Ajo ndër të tjera përmend edhe lëvizje të profesorëve në UBT nga gjithë bota, trajnime , certifikime,  programe studimi të veçanta në vend dhe në rajon , siç është Fakulteti i Mekatronikës, master në degën  për Integrime Evropiane atë të degës së Arkitekturës e shumë të tjera të cilat janë të përmbledhura në gazetën në fjalë. 

Duke i parë këto të gjitha që u cekën, bashkërisht më studentët e të gjitha fakulteteve në UBT është bërë projekti për botimin e gazetës në fjalë, projekt u mbështet dhe u mundësua nga presidentit Edmond Hajrizi dhe Këshillit Akademik të UBT,  që rezultoi e botimin e gazetës “UBT News”.

Gazeta është mirëpritura nga ana e lexuesve.

Kjo gazetë botohet një herë në dy muaj por një të ardhme të afërt pritet të botohet edhe më shpesh, për shkak se një kërkesë e tillë po bëhet nga ana e studentëve

Duhet theksuar se menaxhmenti i UBT kërkesën e studentit e ka primare dhe pikërisht për këtë studentët shfaqin interesim të madh ndaj gazetës duke ofruar çdo ditë tema, ide dhe kreacion për punën e tyre, në mënyrë që mundi i tyre të publikohet edhe në gazetën e UBT-së.

Në të gjitha fakultete në UBT është e futur  edhe lënda e shkrimit akademik, dhe nëse një studentë ka publikuar një shkrim studentit i  ngitet nota  në lëndën në fjalë.

Numrin e ri të gazetës mund ta merrni falas në objektin e UBT, po ashtu mund ta shfletoni edhe në webfaqe.... www.ubt-uni.net.

Lajme