Studime jashtë vendit

Studentët të cilët shprehin dëshirë të bëhen pjesë e Kolegjit UBT në të gjitha nivelet e studimeve, mund të bëhen edhe pjesë e studimeve jashtë vendit, në universitetet më prestigjioze në Evropë dhe Botë.

 Akomodimi për të depërtuar nga Kolegji UBT në universitete të tilla nuk kanë qenë edhe e lehtë, por kjo është arritur në saje të rezultateve të punës së palodhshme të menaxhmentit të lartë të Kolegjit UBT, duke siguruar bashkëpunime dhe marrëveshje të shumta me universitete, kompani dhe institucione me renome ndërkombëtare, si dhe duke ofruar bursa e njohuri të avancuara. Kjo ka mundësuar që tu ofroj studentëve të vet programe të njëjta si në studime themelore, master etj.

 

 

Ja si shprehet  Prof. Dr. Mohamed Bazaz, profesor që 20-të  vite në Universitetin e Oakland-it në SHBA  dhe  ligjërues edhe  në Fakultetin e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në UBT : “ Kurrikulat e edukimit të lartë në ShBA dhe Kosovë pikërisht  në UBT janë relativisht të ngjashme” .
 
“Jo pse jam tanimë unë pjesë e UBT-së,  por me të vërtet ky kolegj është i  rangut të lartë dhe sigurisht në pozitë të mirë me standardet ndërkombëtare” thotë  Prof. Schari Zafarpour, ligjërues  në Kolegjin UBT  dhe njëkohësisht   në Universitetin e  Vjenë, Krems, Eisenstadt , UCLA dhe USC  në USA,  etj.
 
Dhe në këtë rast sa për ilustrim po marri si shembull disa kandidat të cilët  kanë përfunduar një pjesë të studimeve  në UBT dhe për më tutje  kanë vazhduar  në universitete të Evropës.  Lirshëm potencoj se në vendin tonë,  e vetmja UBT-ja prej institucioneve të arsimit të lartë  privatë,  është,  që studentëve të vet ju krijon këtë mundësi të studimit të doktoratës jashtë vendit.

Kjo mundësi  është ofruar për studentët e UBT-së, që UBT-ja ka marrëveshje bashkëpunimi më të shumta universitete ndërkombëtare  p.sh, po e marrim vetëm një citat  të presidenti të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë takimit me palët për zyrtarizimit të marrëveshjes më Universitetin City në Londër (Angli):

“UBT ka qenë gjithherë aktive në ofrimin e mundësive dhe bartjeve të dijeve nga universitetet të njohura botërore me anë të marrëveshjeve dhe të bashkëpunimeve. Dhe një marrëveshje të tillë e kemi filluar edhe me Universitetit City, i cili do te mundësoje studenteve kosovarë që  studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe në doktoraturë ti ndjekin në UBT dhe në Universitetin City”.


UBT është përfitues edhe   projektit “ERASMUS MUDUS”, ku përfshihen  16 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit, ku Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT), është Universiteti i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e  projektit në fjalë.  Projekti është një  kontribuues i madh për  katër vitet e ardhshme, siç janë bursat që ofrohen për të studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në rajon.

Ja si shprehet Prof. Dr. Ramë Buja,  Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, gjatë prezantimit të projektit , në hollin e hotel  “Gradnit” në Prishtinë.
“Me kënaqësi e mora ftesën nga një institucion i arsimit të lartë, siç është në këtë raste UBT-ja,  që është përfituese e  një projekti “ERASMUS MUNDUS”,  sepse ta përfitosh një projekt të tillë nuk është rastësi por është e arritur në sajë të cilësisë,  e përgëzoj UBT-në  për punën e bërë në vazhdimësi”.


Universitetin Teknik (TU) të Vjenës në Austri, ku në marrëveshje,  përveç shkëmbimit të stafit akademik ndërinstitucional, konferenca shkencore të përbashkëta, trajnime etj, studentët e UBT-së  mund të  ju qasën edhe studimeve të mëtutjeshme,   dhe disa studentë të UBT-së  kanë  vazhdua punën në këtë drejtim dhe në këtë rast vlen të veçohet pranimi dhe diplomimi  i tyre  në studimet e doktoratës  në universitetin në fjalë, ku Dr. Binak Beqaj i cili është edhe i angazhuar në UBT, brenda muajit prill 2011,  para një komisioni të universitetit në fjalë ka mbrojtur  temën  me sukses dhe u shpall dr.  nga fusha  e planifikimit dhe menaxhimit urban.

 

Kurse Mimoza Dugolli,   Lulzim Beqiri dhe Muhamet Ahmeti, të cilët kanë përfunduar studimet master në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), dhe  regjistrimi i tyre për studime të doktoratës  u bë e ditur pasi që këta kandidatë gjatë këtyre ditëve kanë marrë konfirmimin nga TU-ja.


Leana Mamuti e cila para tre viteve ka përfunduar studimet themelore në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Departamenti Arkitekturë,  e tash  në prag të përfundimit të studimeve Master në Universitetin  "Politecnico Di Milano" në Itali, drejtimi Arkitekturë.

 

“UBT ofronte mundësinë e marrjes së njohurive nga një personel akademik ndërkombëtar,  gjë që bëri,  që unë me lehtësi të adoptohem në sistemin anglo-sakson të edukimit”, thotë E. Lubishtani, i cili pas përfundimit të studimeve të nivelit Bachelor në UBT, në Fakultetin  Management, Business and Econimics, ka vazhduar studimet Master në Mbreterinë e Bashkuar (UK),  në Staffordshire University në Business School,  dhe diplomoi në programin Msc in Economics for Business Analysis, me temën “The Structure-Conduct-Performance Relationship: The effects of concentration and efficiency on industry performance: A re-assessment using dynamic panel models”, te Prof. Iraj Hashi, një profesor i dëshmuar nga lëmia e shkencave ekonomike. 

 

Ilir Hajdini,  në vitin 2004, fillon studimet në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT), Fakulteti Management Business and Economy, drejtimin Administrim Biznesi dhe diplomon me temën “Marrëdhënie Ndërkombëtare Ekonomike”. Në vitin 2007-2009 përfundon studimet e shkallës së tret në Britani të Madhe, në “University of Sussex”.  Me fjalë tjera, ka  magjistruar në fushën “International Management and Innovation Management” dhe tash është  kandidat për  doktoraturë në Universitet te Vjenës po në drejtimin Menaxhim dhe Ekonomi.

 

Vigan Sadiku, studimet themelore ka përfunduar në Fakultetin  Management, Business and Econimics në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT). Kurse studimet posdiplomike ka përfunduar në Suedi në Lund University, në Fakultetin Lund School of Economics, më konkretisht diplomon në MSc. Business Management and Economy,   me temën “Performance Measurement System in the  Shipping Industry”, te Prof. Olof Arëid dhe Prof.  Rolf Larsson.

 

I njëjtin fat për studime jashtë vendit i ka përcjell edhe  kandidatët si Yllza Luftiu dhe Erden Halili studimet themelore kanë përfunduar në UBT , në Fakultetin Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinore. Pas mbarimit të këtyre studimet Yllzëa dhe Erdeni menjëherë shfaqën interesime për studime Master jashtë kufijve të Kosovës,  pikërisht në kryeqendrën  e Austrisë,  në Vjenë, në Universitetin TU WIEN, në Departamentin e Arkitekturës dhe sot kandidatët në fjalë vetëm janë ka ndjekin studimet po në kryeqendrën e Austrisë.

Lajme