Shkëmbimi i studentëve

Kolegji UBT në kuadër të programeve të shumta që ka për ecjen e saj drejt ndërkombëtarizimit, mjaft të zhvilluar e ka edhe Programin për shkëmbimin e studentëve. Programi është përpiluar në bazë të programeve të studimit që Kolegji UBT paralelisht i ka zhvilluar në dy gjuhë, shqipe dhe angleze, si dhe gjuhët tjera si gjermanisht dhe frëngjisht. Këto programe i ka organizuar duke sjellë stafin akademik të rangut më të lartë në fushat e shkencës për programet që i zhvillon nga e gjithë rajoni dhe Bota dhe në vazhdimësi bashkëpunon me universitete më prestigjioze në lëmin e shkëmbimit të studentëve dhe stafit akademik dhe administrativ, ku në saje të kësaj pune sot Kolegji UBT  ka ardhur në pikën ku është krenare për ndërkombëtarizimin e saj.

 

 

Nga Kolegji UBT kanë dalë një numër i të diplomuarve të vendeve të tjera. Natasha Koleven, vajza e ish-përfaqësuesit diplomatik të Bullgarisë në Kosovë, e cila ka studiuar në Kolegjin UBT, në Departamentin Diplomaci dhe Shkenca Politike – program në gjuhën angleze, thotë për gazetën e studentëve të Kolegjit UBT “UBT News” se “UBT-ja ka si slogan që e shpjegon atë – ‘Top Edukimi për Top Studentët’”.

 

“Sikurse që unë dua të jem top studente, kam përzgjedhur të studioj në top universitetin. Arsyeja vendimtare për të përzgjedhur Kolegjin UBT është që ka partneritet me shumë universitete nga jashtë, ku do të doja të theksoja Akademinë Diplomatike të Vjenës, ku jam duke synuar që të studioj në të ardhmen e afërme. Profesorët ndërkombëtarë dhe vendorë, me përvojë të mirë, që janë duke mbajtur ligjëratat në Kolegjin UBT, janë gjithashtu të një rëndësie të madhe për t’i arritur qëllimet e mia”, thotë ajo, e cila shton se përmes komunikimit në disa gjuhë që fliten në Kolegjin UBT nuk e ka pas vështirë të ambientohet me UBT-në. ”Unë studioj në anglisht, si dhe kemi kurse në gjuhën frënge dhe në atë gjermane. Nuk kam asnjë vështirësi në komunikim dhe në kuptim, si me profesorët ashtu me kolegët e mi”, shprehet tutje.

 

Pasi Kolegji UBT njihet  si institucion ndërkombëtar  në vend dhe në të gjitha trevat shqipfolëse dhe më gjerë për këtë rol të madh dhe të rëndësishëm  ka luajtur shkëmbimi akademik në ndërkombëtarizimin e Kolegjit UBT, duke mbajtur ligjërata në gjuhën angleze dhe gjuhë të tjera.

 

Prof. Dr. Mohamed Bazaz, profesor që 20-të vite në Universitetin e Oakland-it në SHBA dhe  ligjërues në Fakultetin e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në Kolegjin UBT, thotë se “kurrikulat e edukimit të lartë në ShBA dhe Kosovë pikërisht  në Kolegjin UBT janë relativisht të ngjashme”.

 

Është  e zakonshme që studentët  kosovarë të përfshihen në projekte të ndryshme të universiteteve të huaja dhe të shfrytëzojnë mundësitë që ofron shkollimi jashtë vendit. Mirëpo, për dallim nga Universitete tjera në vend dhe me gjerë, që kanë numër te vogël ose fare nuk kanë  studentë të huaj, që studiojnë në vendin tonë, kjo dukuri në Kolegjin UBT nuk vërehët siç e potencuam edhe më lartë nga biseda me znj. Koleva. Këtë vit, Kolegji UBT është përfituese e  projektit “ERASMUS MUDUS”, ku përfshihen  16 universitete nga rajoni dhe Evropa, prej tyre tetë nga vendet e Ballkanit. Ndryshe, Kolegji UBT është Universiteti i vetëm privat nga Kosova dhe rajoni që është përfituese e  projektit në fjalë, i cili projeket është një kontribuues i madh për  katër vitet e ardhshme, siç janë bursat që ofrohen për të studiuar në vendet e Bashkimit Evropian, por edhe në rajon.
Përmes këtij projekti UBT u ka mundësuar jo vetëm studentëve  të vet të  kyçen për studime jashtë vendit, por edhe të universiteteve tjera të vendit. Projekti parash studimet themelore, mastar dhe doktoratë, si dhe një numër i madhe i studentëve  të UBT vetëm janë pranuar dhe  kanë fituar bursën dhe që nga fillimi i vitit të ri akademik 2011/2012 fillojnë studime aty ku janë përcaktuar me kohë. Studentet të cilët janë përcaktuar për studime themelore janë:  Njomza Havolli, Blertë Bytyci, Egzon Dushku, Anesa Ramaxhiku  në Universitetin “ Limerick” të Irlandës,  Lirigzona Morina në Universitetin “Lappeenrnat”në Finlandë, Qëndresa Sopi në Berlin të Gjermanisë, kurse për mastar Sherif Hyseni në Universitetin “City” në Londër. Po ashtu, ka edhe kandidatë për pos-doktoratë si Binak Beqaj, në Universitetin “City” në Londër të Anglisë. 

 

Me Universitetin “City”,  Kolegji UBT  ka marrëveshje bashkëpunimi, që do t’u mundësojë studentëve kosovarë që studimet universitare në nivelin bachelor, master dhe  në doktoraturë  t’i ndjekin në Kolegjin UBT dhe në Universitetin City,  po ashtu stafit akademik  zhvillim e kompetencës në fushën hulumtuese dhe zhvillimore. Bashkëpunimi do të ofrojë edhe programe të tjera te veçante si; projekte, seminare, transferi i teknologjisë dhe takime tjera akademike për çështje të rëndësishme për të dy institucionet dhe të dy vendet.

 

Menaxhmenti i lartë i Kolegjit UBT, në këtë rast presidenti Prof. Dr. Edmond  Hajrizi,  kujdes të veçantë i ka kushtuar depërtimit të  studentëve nga Kolegji UBT në universitete  tjera, në të gjitha programet e studimit edhe në këtë pikë ka rezultuar suksesshëm,  e cila lidhet direkt me Programin shkëmbimi i studentëve . 

 

Sa për ilustrim po marrim si shembull disa kandidatë, të cilët  kanë përfunduar një pjesë të studimeve  në Kolegjin UBT dhe për më tutje  kanë vazhduar  në universitete të Evropës. 
UBT-ja është e vetmja prej institucioneve të arsimit të lartë  privatë që studentëve të vet ju krijon këtë mundësi të studimit të doktoratës jashtë vendit.
Për shembull, Dr. Binak Beqaj është edhe i angazhuar në Kolegjin UBT, brenda muajit prill 2011,  para një komisioni të universitetit në fjalë ka mbrojtur  temën  me sukses dhe u shpall dr.  nga fusha  e planifikimit dhe menaxhimit urban në  Universitetin Teknik (TU) të Vjenës në Austri, kurse Mimoza Dugolli, Lulzim Beqiri dhe Muhamet Ahmeti,  kanë përfunduar studimet master në Kolegjin UBT, dhe  gjatë këtyre ditëve kanë marrë konfirmimin nga TU-ja. 
Leana Mamuti e cila para tre viteve ka përfunduar studimet themelore në Kolegjin UBT, Departamenti Arkitekturë,  e tash  në prag të përfundimit të studimeve Master në Universitetin  "Politecnico Di Milano" në Itali, drejtimi Arkitekturë. Ermal Lubishtani, i ka përfunduar studimet Master në Mbreterinë e Bashkuar (UK),  në Staffordshire University në Business School,   Ilir Hajdini,  në “University of Sussex” po ashtu në Angli.  Vigan Sadiku, studimet posdiplomike ka përfunduar në Suedi në Lund University, në Fakultetin Lund School of Economics, etj.

Lajme