Praktika

Internshipi, praktika, puna studimore, janë të gjithë emra të njëjtë, që përfshijnë eksperiencën arsimore. Studenti mund të përfitojë nga tekstet, ligjëratat dhe mysafirët ligjërues. Sidoqoftë, njohuritë më komplete mund të përfitohen kur studenti hyn në punë praktike, mban përgjegjësi dhe shpresohet se do të zhvillojë aftësitë dhe mprehtësitë e tij praktike.

Kolegji UBT e sheh internshipin si një komponentë kritike të procesit të edukimit. Ne përpiqemi t’i sigurojmë praktikantit një ambient të përshtatshëm pune. Ne e kuptojmë se të tri palët në procesin e internshipit, Kolegji UBT, studenti dhe sektori në të cilin studenti kryen internshipin, duhet t’i kushtojnë një kohë domethënëse procesit të internshipit, në mënyrë që ai të funksionojë si duhet. Internshipi nuk nënkupton që studenti të lihet i pambikëqyrur, duke shpresuar se ai/ajo do të performojë detyrat e tij. Studenti ndonjëherë mund të kryejë detyra pa udhëzime. Sidoqoftë, në të shumtën e rasteve, praktikanti do të kërkojë udhëzime, që nënkupton angazhim kohor nga mikpritësi i praktikantit. Një internship i suksesshëm kërkon të dyja: kohë dhe energji, që t’i ofrojë praktikantit një punë të mjaftueshme praktike që ta bëjë internshipin të vlefshëm për të. Ky akt balancues mund të jetë i vështirë, por kur të arrihet një internship kualitativ, do të rezultojë me zhvillimin e një punëtori të fuqishëm në të ardhmen. Ekzistojnë disa mënyra të zhvillimit dhe pjesëmarrjes në internship. Sidoqoftë, nëpërmjet punës me mbikëqyrësin e internshipit do të bëhet çdo përpjekje që eksperienca e internshipit të ketë kuptim.

 

Qëllimet kryesore edukative të internshipit janë:

 

Shërben si mënyrë e depërtimit më të thellë në fushën përkatëse të studimit;

Shërben që të hulumtohen dhe të vlerësohen detyrat e veçanta që do të praktikohen në profesionin e ardhshëm të studentit;

Duhet t’i ofrojë studentit mundësinë që, në mënyrë të pavarur, të aplikojë dhe tutje të zhvillojë njohuritë metodologjike dhe teorike të përfituara në kurset e studimit;

Duhet të përdoret nga studenti që të vendosë metoda dhe njohuri të ndryshme akademike dhe shkencore në praktikë.

 

Ky udhëzim është i dizajnuar që të ofrojë disa hapa dhe rregulla të thjeshta për vendosjen e studentit në internship.

 

 

II. Rregullat e internshipit

 

Rregullat në vijim e përcaktojnë programin e internshipit në Kolegjin UBT. Këto rregulla janë shtesë e rregullave të tjera të mundshme, që mund të aplikohen në mbështetje të rregullave të Kolegjit UBT.

 

1. Studenti duhet të jetë së paku në semestrin e tretë të studimeve, që të aplikojë për internship.

 

2. Studenti duhet të ketë së paku mesataren e notës së tij 70 për qind, që të aplikojë për internship. Studentët me notë më të ulët mund të aplikojnë për internship, nëse internshipi është pjesë obligative e kurrikulës studimore. 

 

3. Internshipi zgjat nga 4-12 javë, brenda semestrit në të cilin internshipi ka filluar.

 

4. Praktikantët pritet të akumulojnë të paktën 80 orë punë gjatë internshipit semestral.

 

 

III. Procesi i aplikimit

 

Studenti duhet të jetë të paktën në semestrin e tretë të studimeve të tij që të regjistrohet për internship. Procesi i regjistrimit nevojitet të kompletohet më së voni dy javë para se internshipi të fillojë. Përjashtim bëjnë vetëm studentët që e kanë internshipin pjesë të kurrikulës. Studenti nuk mund të regjistrojë internshipin pa e dorëzuar dokumentacionin e kompletuar. Pjesa e parë e procesit të aplikimit përfshin takimin me studentin, në mënyrë që të përcaktohet vendi më i përshtatshëm për studentin dhe të analizohen në mënyrë kritike objektivat e karrierës së tij. 

 

 

III.1. Vendi i internshipit

 

Kur të identifikohet një drejtim i qartë, ka dy mënyra për sigurimin e vendit për internship. Studenti mund të gjejë vetë vendin për internship ose mbikëqyrësi i internshipit mund të ndihmojë në këtë drejtim. Nëse studenti gjen vendin e tij të internshipit, mbikëqyrësi i internshipit do të jetë përgjegjës për kontaktimin e palës që të sigurohet se internshipi është i përshtatshëm. Nëse studenti nuk ka një vend për internship, mbikëqyrësi i internshipit do të bëjë çdo përpjekje që të ndihmojë për gjetjen e një vendi. Atëherë kur një vend potencial është gjetur, mbikëqyrësi do të informojë studentin për vendin. Nëse studenti është i interesuar për atë vend, ai/ajo duhet të plotësojë aplikacionin për internship, që dërgohet së bashku me CV-në tek pala pritëse e internshipit. Pastaj, studenti është përgjegjës për vazhdimin e kontaktit me palën pritëse të internshipit dhe për koordinimin, nëse intervista për internship është e nevojshme. Nëse intervista është e nevojshme, atëherë ai duhet të procedojë si më poshtë.

 

 

III.2. Intervista 

 

Nëse studentëve ju kërkohet një intervistë e drejtpërdrejt me mbikëqyrësin e internshipit, ajo intervistë duhet të jetë gjithëpërfshirëse, ku studentit i komunikohet se çka do të jetë përgjegjës të arrijë. Nëse studenti dhe mbikëqyrësi pajtohen dhe vendosin të punojnë së bashku, pastaj do të krijohet një kontratë me objektivat e internshipit. Sidoqoftë, nëse ka një papajtueshmëri, një tjetër mundësi internshipi nevojitet të zhvillohet. Sidoqoftë, duhet të theksohet se nuk ka asnjë garanci se një internship do të sigurohet për ndonjë student të caktuar. Studenti që nuk është i gatshëm të kooperojë në procesin e vendosjes do të ketë vështirësi të theksuara përfitimin e internshipit.

 

 

III.3. Kontrata

 

Kur vendi i internshipit është finalizuar, nevojitet hartimi i një kontrate. Kontrata specifikon se studenti pajtohet të kryejë detyra të caktuara dhe të arrijë qëllime të caktuara dhe pala pritëse e studentit pajtohet që të ofrojë asistencën për studentin në përpjekjet e tij/saj që të arrijë këto qëllime. Për shembull, nëse kontrata kërkon që studenti të punojë 20 orë në javë dhe ai/ajo punon vetëm 10 orë në jave, atëherë ai/ajo e shkel kontratën e internshipit. Ngjashëm, nëse nga pala pritëse kërkohet që të trajnojë praktikantin (p.sh. në marketing) dhe praktikantit i jepen vetëm detyra fotokopjeje, atëherë kontrata e internshipit duhet të lejojë studentin që ta lëshojë internshipin bazuar në thyerjen e kontratës nga pala pritëse. Në mënyrë të veçantë duhet të theksohet se kontrata nuk ofron ndonjë tjetër masë legale apo jolegale, përveç lejimit të studentit, universitetit apo palës pritëse që të ndërpresë internshipin nëse diçka nuk shkon si duhet. 

 

Procesi i internshipit nuk përfundon me kontratë. Në kontratë duhet të përcaktohen datat konkrete të fillimit dhe të përfundimit. Atëherë internshipi fillon.

Nga praktikantët kërkohet që të sillen në atë mënyrë që reflekton një profesionalizëm të dalluar. Parashikohet se praktikanti do të plotësojë detyra të dhëna nga mbikëqyrësi i tij/saj. Përderisa nga praktikanti pritet të kryejë detyra dhe funksione të ndryshme, nga ai/ajo nuk duhet të performohet ndonjë akt ilegal. Praktikanti është një kontraktues i pavarur dhe jo punëtor i Kolegjit UBT.

 

Si rrjedhojë, Kolegji UBT nuk garanton sjelljen ose veprimin e praktikantit, edhe nëse ndonjë sjellje e tillë rezulton në ndonjë dëmtim personal apo financiar.

 

 

Në fund të internshipit nga studenti kërkohet që të shkruajë në përmbledhje që do të dorëzohet tek mbikëqyrësi i internshipit, ku përmblidhet ajo çka studenti ka mësuar, duke përfshirë edhe ndonjë produkt të punë së tij (si p.sh. memo, letra marketingu, letra promovuese dhe ndonjë produkt të ngjashëm që publikisht mund të shpalosen dhe të theksojnë arritjet e praktikantit).

 

 

IV. Mbikëqyrësi i internshipit

 

1. Mbikëqyrësi vendos për vlerën dhe detyrat e praktikantit.

2. Mbikëqyrësi organizon asistencën për studentë për internship dhe është përgjegjës për autorizimin e planeve edukative dhe vendosjen në departamentet përkatëse.

3. Ai/ajo organizon ligjëratat përgatitore për internship.

4. Ai/ajo është përgjegjës për organizimin dhe zbatimin e internshipit në përputhje me rregullat e aplikuara dhe mbikëqyr nëse rregullat e programit të trajnimit janë të përputhshme.

5. Ai/ajo certifikon përfundimin e suksesshëm të internshipit. 

 

 

V. Vlerësimi

 

Mbikëqyrësi i internshipit plotëson një faqe me formë vlerësimi dhe rishikon përmbledhjen e bërë nga studenti që i ndihmon të kompilojë notën finale. Opinioni i mbikëqyrësit dhe instruktorit të lëndës “Internship” (në ato departamente ku kjo lëndë është obligative) kombinohen për notën përfundimtare të praktikantit. Nota e mbikëqyrësit të internshipit bazohet në punimin përmbledhës të studentit dhe në punën e tij gjatë gjithë internshipit.

 

Lajme