OPSIONET E KARRIERËS MASTER NË SISTEMET E INFORMACIONIT

Është evidente që  industritë janë duke u bërë shumë më të vetëdijshme për teknologjinë moderne dhe rëndësinë e përdorimit adekuat të saj. Ky ambient ka bërë që të rritën mundësitë e  karrierës për të diplomuarit  në fushën e Sistemeve të Informacionit.  

Plotësimi i pozicioneve të reja cilat janë duke u hapur në mënyrë eksponenciale kërkon profesionistë të cilët e kuptojnë kompleksitetin e teknologjisë, të cilët mund të marrin vendime të informuara lidhur me zhvillimin dhe aplikimin e teknologjisë në rritjen e produktivitetit të kompanisë.

Si në tregun e brendshëm ashtu edhe në tregun e jashtëm, ekzistojnë shumë profile të cilët duhet të mbulohen nga profesionistë të sistemeve të informacionit. Nga profilet më të kërkuara të kohës janë:

 

Menaxher i Sistemit të Informacionit në shëndetësi

Ky pozicion pune është pozicion që del nga një fushë e cila po rritet me shpejtësi me standardizimin dhe futjen e rregulloreve të ndryshme në fuqi lidhur me menaxhimin e informacioneve në sektorin e shëndetësisë.

 

Kompanitë e kujdesit shëndetësor duhet të jenë të besueshme dhe të ofrojnë sisteme dhe procedura të  menaxhimit të informacioneve të pacientëve dhe të gjitha aspekteve të ndërlidhura me historikun e trajtimit të tyre. Menaxheri i SI për shëndetësi është  përgjegjës për krijimin, zhvillimin, instalimin dhe aplikimin e këtyre llojeve të sistemeve. Ky funksion është një funksion me perspektivë duke e marrë parasysh se janë rritur kërkesat e njerëzve për trajtime shëndetësore, për jetë më kualitative si në ekonomitë  e zhvilluara ashtu edhe në ato në tranzicion.

  • Administrator i bazave të të dhënave
  • Konsulent në Teknologji të Informacionit
  • Menaxher i ekipeve zhvilluese të WEB dhe MOBILE aplikacioneve
  • Arkitekt i sistemit ‘Cloud’
  • Analist i sistemit të Kompjuterëve
  • Zhvillues i platformave të video-lojërave
  • Kryeshef i  departamentit të Informacioneve
  • Specialist i mbrojtjes dhe sigurisë së kompjuterëve dhe të informacioneve
  • Menaxher i operacioneve (procesimit të informacioneve)
  • Menaxher i sistemeve 
  • Administrator i sistemit të telekomunikimit
  • Auditor i teknologjisë së informacionit
  • Menaxher i projekteve në SI
  • Arkitekt i Sigurisë së Sistemit të Informacionit
  • Specialist i informacioneve në institucionet qeveritare
  • Menaxher i Sistemeve të Informacionit për Biznes
  • Menaxher/ inxhinier i të dhënave të korporatës
  • Drejtor, udhëheqës i repartit apo fabrikës për prodhim të TI-së
  • Inxhinier për sigurim të kualitetit
  • Menaxher i Sigurisë së Sistemeve të Informacionit 

Lajme