Arti dhe Kultura në Kolegjin UBT

Përveç arritjes në shkencë, botime, hulumtime, marrëveshje dhe bashkëpunime më universitete më prestigjioze, infrastrukturë dhe teknologjinë më moderne, Kolegji UBT ndihmon në zhvillimin e botës së artit dhe kulturës në përgjithësi.

 

Kolegji UBT në krye me departamentin e Arkitekturës që prej fillimit të punës  organizon çdo vit në muajin qershor ekspozitë tradicionale, dhe pjesëmarrja në këtë ngjarje është mjaft e madhe nga ana e  studentëve që paraqiten me të gjitha gjinitë (lloje) e artit: pikturë, vizatim, litografi, bakërlakim, skulpturë, keramik etj. Në këtë organizim nuk  mungon as pjesëmarrja e zyrtarëve të lartë të fushës së artit dhe kulturës vendore dhe  ndërkombëtare.

 

Vlen të veçohet se në Kolegjin UBT ka studentë  të talentuar edhe në fusha të tjera  në atë të artit të muzikës dhe shumë prej tyre i gjejmë në skenën muzikore të vendit,   që me bendet e tyre muzikore kultivojnë muzikë të vjetër të traditës tipike shqipe dhe të vendeve të huaja. Këta studentë janë pjesëmarrës edhe në organizimet e Kolegjit UBT.

 

Më shumë përkushtim duhet të përmendet studentja e Kolegjit UBT Marigona Shala,  e cila me 20 krijimet e saj artistike-pikturë do të paraqitet në këtë aktivitet madhor.

 

Të gjitha krijimet mund të shihen ekspozita të pikturave të ndryshme, skulptura të shkencëtarëve, filozofëve dhe shkrimtarëve më të mëdhenj që prej se ekziston njerëzim në hollin dhe në sallën e konferencave të Kolegjit UBT.

 

Lajme