QELLIMI I PROGRAMIT MASTER-SISTEMET E INFORMACIONIT (SI)

Qëllimi i programit Master në Sisteme të Informacionit  është që studentët të fitojnë njohuri më të thella analitike dhe një kuptim të thukët të aspekteve të rëndësishme të sistemeve të informacionit, duke përfshirë analizimin, dizajnimin, zhvillimin, instalimin, implementimin dhe përditësimin e sistemeve të informacionit në organizata, në institucione dhe në biznese.


Meqenëse sistemet e informacionit janë të përhapura  pothuajse të gjitha aspektet e bizneseve dhe organizatave moderne dhe që e ndikojnë plotësisht strategjinë e zhvillimit dhe performancën  e tyre.  Programi Master në SI është i dizajnuar në atë mënyrë që të bën të mundur kuptimin në kontekstin e gjerë të sistemeve të informacionit të biznesit/organizatës, si dhe mënyrën se si ato sisteme mund të integrohen për të përmirësuar performancën e përgjithshme të biznesit (produktivitetin, efektivitetin dhe efiҫiencën)  dhe për të arritur synimet strategjike.

 

Në konsistencë me qëllimin gjithëpërfshirës të programit, gjatë studimit studentët do të  integrojnë teorinë e modeleve biznesore dhe  organizative dhe të mjeteve e pajisjeve teknologjike nga praktika. Studimi i rasteve krahason problemet e botës reale në sisteme të informacionit me aspektet teorike të studiuara paralelisht . Kjo formë praktike e studimit do të ju mundësoj studentëve  të aftësohen dhe të mësojnë metoda të avancuara të zgjidhjes së problemeve dhe shfrytëzim efektiv të mundësive në botën reale organizacionale dhe biznesore.

 

Studentët mund të diplomojnë duke u profiluar në njërin nga specializimet, apo edhe mund të diplomojnë duke përfunduar studimet në formë të përgjithësuar si Master i Shkencave në Sisteme të Informacionit. 

 

Përpos ofertës akademike, ky program ka për qëllim edhe  përmbushjen e elementeve të rëndësishme të karrierës së studentëve në fushën e sistemeve të informacionit, duke përfshirë: orientimin profesional, mobilitetin (studimin në një universitet Evropian) vlerën e shtuar, fleksibilitetin, praktikën dhe mundësitë për të specializuar në drejtime të ndryshme nga fusha e Sistemeve të Informacionit.

 

Vitin e parë të studimeve programi ka orientim gjithëpërfshirës në fushën e Sistemeve të Informacionit që ju mundëson studentëve të ri-kyçën në studime  edhe në rastet kur kanë bërë një pauzë paraprakisht, ose janë në fazën e arritjes së pjekurisë në karrierën e tyre. Në vitin e dytë të studimeve, studentët do të mund të përzgjedhin njërin nga profilet e studimeve sipas dëshirës apo nevojave të karrierës së tyre.

Lajme