Praktika/puna praktike

Në shumicës e programeve të studimeve themelorë në Kolegjin UBT nga studentët kërkohet të kryejnë punën praktike dhe/ose laboratorike. Në disiplina tjera, si në arkitekturë, art dhe dizajn dhe arkeologji, puna praktike mund të bëhet në studio apo punishte.  Megjithatë, pavarësisht formës, mësimi praktik ka shumë gjasë që të kontribuo me pjesë të konsiderueshme të komponentës së mësuar të këtyrë lëndëve dhe llogaritën si pjesa kryesore e kohës së kontaktit të studentit më stafin mësimdhënës. Qëllimet e punës praktike  zakonisht përfshijnë:

  • Ndërlidhjen e teorisë me praktikë.
  • Zhvillimin e aftësive dhe teknikave praktike.
  • Mësimin e përdorimit të pajisjeve.
  • Të kuptuarit e metodës shkencore.
  • Zhvillimin e aftësive për zgjidhjen e problemeve.
  • Menaxhimin dhe analizimin e të dhënave.
  • Nxjerrjen e përfundimeve dhe aftësitë e vlerësimit.
  • Zhvillimin e aftësive profesionale - p.sh. puna në grup, paraqitja e gjetjeve, etj.

Në vitin e parë nga studentët zakonisht kërkohet të përcjellin protokollin dhe të familjarizohen me metodat dhe pajisjet themelore. Në vitet e mëvonshme, nga studentët pritet të hartojnë dhe planifikojnë eksperimentet e tyre dhe hulumtimet që përfundimisht mund të përfshijë që studenti të marr përsipër një pjesë të madhe të punës individuale në projekte.

Teoria e ngulitur arsimore për punën praktike është te mësimi eksperimental apo “të mësuarit përmës veprimit”. Ashtu që besojmë se çelësi i besimit është se studentët duhet të kenë përvojë në kryerjen e detyrave dhe më pastaj mbështetet për t’i reflektuar ato në mënyrë kritike. ‘Shkrimi’ apo raportimi i punës praktikë prandaj është shumë i rëndësishëm. Studentët shpesh udhëzohen ti kritikojnë punët e tyre dhe propozojnë përmirësime në qasjet që ata i kanë marrë dhe rezultatet që i kanë arritur.

Varësisht nga disiplina, seancat praktike mund të zgjasin një ditë të plotë apo gjysmë dite dhe janë të mbikqyrura nga stafi akademik, teknikët e laboratorit dhe demonstruesit. Një nga sfidat për stafin akademik është koordinimi me “ekipin mësimdhënës” të zgjëruar. Për shembull, mund të jetë e nevojshme të caktojmë orar punës përgatitore me stafin teknik muaj para se të ja fillojë klasa, sidomos kur do të përdoren materiale reale në klasë. Ka gjasë që studentët e studimeve pas-diplomike që janë duke punuar si demonstrator të laboratorit do të kenë nevojë të zgjidhen dhe trajnohet dhe sqarohet mbi seancën e caktuar dhe do të udhëzohet në role të caktuara ashtu që të sigurohet praktikë e sigurtë e punës apo duke vlerësuar aftësitë dhe/ose raportet  laboratorike të studentëve.

 

Kolegji UBT ka shumë marrëveshje me institucion të ndryshme dhe kompani që ka rezultuar të jetë tregim i suksesit. 

Lajme