Rezultatet e pritshme nga të mësuarit e programit

Me përfundimin e programit Master në PPM, studenti do të jetë në gjendje që të:

- Zbatoj në mënyrë kritike  teoritë kryesore, modelet dhe konceptet e përdorura në studimin e politikave publike, administrimin publik dhe analizën e ndikimit të organizatave ndërkombëtare, përfshirë BE-në;

- Demonstroj aftësi në kuptimin dhe zhvillimin e debateve publike të analizuar në literaturën akademike në lidhje me politikat publike, menaxhimin publik dhe ndikimin e organizatave ndërkombëtare në politikën e brendshme;

- Demonstroj njohuri thelbësore të proceseve të politikës nacionale në fushat kryesore, të kuptojë teoritë dhe praktikat hulumtuese në menaxhimin publik, si dhe ndikimin e faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm në proceset e politikë-bërjes;

- Ndërmerr projekte të pavarura hulumtuese në fushën e politikës publike dhe menaxhimit; 

- Artikuloj konceptet dhe metodat relevante për analizën e politikave publike, duke përfshirë përkufizimin e problemit, analizën e palëve të interesuara/involvuara, vlerësimin e alternativave të politikave dhe procesin e vlerësimit të rezultateve themelore;

- Mbledh, analizoj dhe sintetizoj informacionet për të vlerësuar  opsionet e politikave publike;

- Identifikoj  prioritetet e  akterëve të ndryshëm publik dhe privat të angazhuar në implementimin e politikave publike;

- Mbledh, të organizoj dhe të përpunoj informacione nga individët, organizatat, agjencitë qeveritare dhe komunitetet për të analizuar zbatimin dhe vlerësimin e aktiviteteve të politikës;

- Analizoj dhe shkruaj rreth kualitetit profesional të akterëve politik dhe rreth çështjeve tjera të rëndësishme të politikës me përdorimin efektiv dhe efiçientë  të provave dhe të argumenteve të përshtatshme për publikun e gjërë.  

- Integroj  aftësitë profesionale, duke përfshirë menaxhimin e projekteve, menaxhimin e dijes, , menaxhimin e sistemeve të informacionit, etj.

- Komunikoj, bashkëpunoj dhe të ndërtoj ekipin për të punuar në mënyrë efektive me politikëbërësit, komunitetet dhe akterët tjerë në një gamë të gjerë të çështjeve dhe politikave publike;

- Të vlerësojë aspektet ekonomike, politike, administrative, ligjore dhe etike të opsioneve alternative të politikave;

- Përshkruaj dhe të aplikoj modelet e aplikuara për të analizuar dhe për të krijuar politikat publike.

 

Aftësitë e dijës dhe të kuptuarit që do të posedoj studenti pas diplomimit janë:

 

- Aftësitë për të aplikuar në mënyrë kritike teoritë kryesore, modelet dhe konceptet e përdorura në studimin e politikës publike dhe menaxhimit publik, si dhe rregulloret dhe standardet;

- Aftësitë për të demonstruar të kuptuarit e debateve kryesore në literaturën akademike në lidhje me Politikën Publike, menaxhimin publik dhe rregullimi;

- Aftësitë për të aplikuar metodat e zakonshme empirike për analizat e politikave, duke përfshirë analizën kosto-përfitim, analizën e vlerësimit ekonomik dhe atë të statistikave përshkruese.

- Aftësitë për të demonstruar njohuri substanciale të proceseve kombëtare të politikave publike dhe të politikës në fushat kyçe, të tregoj aftësi të njohjes së teorisë dhe të praktikave hulumtuese  në menaxhimin publik dhe të tregoj aftësi në krijimin e kompetencave dhe ndikimit të autoritetit rregullativ.

- Aftësitë për të njehur parimet kryesore nga fushat e epidemiologjisë, statistikave, shkencat e shëndetit mjedisor, menaxhimin, dhe shkencat sociale dhe të sjelljes dhe t'i zbatojnë në mënyrë të përshtatshme në çështjet e politikës.

- Aftësitë për të formuluar pyetje kërkimore për të studiuar politikat publike dhe për të gjeneruar hipoteza.

 

Aftësitë tjera që do të zhvilloj studenti pas diplomimit janë:

 

- Njohëse dhe perceptuese; 

- Aftësitë analitike dhe aftësitë kritike;

- Mësimi i pavarur dhe hulumtimi;

 

Aftësitë kryesore që do të disponojë studenti pas diplomimit janë:

 

- Aftësitë për të marrë vendime të drejta dhe të shpejta;

- Aftësitë për të bërë prezantime gojore publike;

- Aftësitë për të planifikuar dhe për të gjeneruar detyra;

- Aftësitë për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup;

- Aftësitë për të përdorur teknologjinë e informacionit.

 

Kush mund të studioi PPM?

Programi është i përshtatshëm si për profesionistët e karrierës ashtu edhe për të diplomuarit në shkencat sociale dhe të ngjashme. Ky program është ndërtuar me dy module apo koncentrime kryesore:. Ofertat për bashkëpunim nga Kolegji UBT janë gjithashtu në dispozicion për studentët e përzgjedhur nga kjo fushë.

Ylber Limani, PhD 

 

Lajme