Qëllimi dhe objektivat e programit

VIZIONI DHE MISIONI

Vizioni i fakultetit PPM niveli Master është që përmes edukimit efikas dhe modern të krijoj udhëheqës dhe menaxher të politikave dhe të shërbimeve publike të cilët do të bëjnë transformimet e nevojshme në shoqëri duke qenë të gatshëm të bëjnë vlerësimin e politikave, menaxhimin e tyre dhe  ofrimin efektiv të shërbimeve publikut të dedikuar. Në kontekst strategjik programi synon të përgatisë profesionistë të fushës të aftë që të udhëheqin politika të reja dhe menaxhim të ri publik duke bërë të mundur  realizimin e ndryshimeve të nevojshme politike dhe administrative të vendit.


PPM është një program i fokusuar në politika të një niveli superior me mision që të pajisë studentët me aftësitë analitike të nevojshme për të identifikuar, analizuar dhe adresuar sfidat dhe shqetësimet e rëndësishme rajonale dhe vendore të politikave, si dhe për të siguruar rrjedhë të mirë të proceseve politike dhe administrative në vend, qëndrueshmëri të mjedisit, si dhe politika të menaxhimit të njerëzve e të burimeve natyrore.


Në rrafshin e politikave ndërkombëtare, programi është i fokusuar që të përgatisë studentët për të udhëhequr në drejtim të analizimit dhe të krijimit të politikave dhe menaxhimit publik  si dhe të kuptimit të procesit politik regjional dhe ndërkombëtar. Këto atribute janë të projektuara që të ndikojnë drejtpërdrejti  në komunitetet që ju dedikohen, në vend dhe jasht vendit.


RACIONALITETI  I EKZISTIMIT TË PROGRAMIT PPM

Procesi i politikave dhe menaxhimi i shërbimeve publike janë të lidhur ngushtë në mes veti. Për të qartësuar këtë, mund të nisemi nga vlerësimi që tregon se vendimet politike përcaktojë se çfarë shërbimesh publike duhet të krijohen dhe si duhet të i ofrohen ato shërbime publikut. Ashtu si është e  rëndësishme  mënyra me të cilën politikat implementohen, po aq e rëndësishme është  njohja paraprake e efekteve që ato politika dhe ato shërbime do të arrijnë te njerëzit. Procesi i tillë bën që të parashtrohen dhe të studiohen çështjet dhe sfidat e ndryshme që ndikojnë në agjendën e politikës së një vendi apo një regjioni.   


 

Ky kontekst i gjërë në të cilin punojnë qeveritë e ndryshme po ndryshon me shpejtësi duke pasqyruar  çështjet globale, lidhshmërinë atyre çështjeve me qeverisjen, rolin e e-teknologjisë, kërkesave dhe  të pritjeve të publikut të cilat pa dyshim janë në rritje si kurrë më herët. Drejtuesit e politikave publike, krijuesit dhe menaxhuesit e shërbimeve duhet të kuptojnë këtë kontekst të gjerë dhe presionet që krijon ky kontekst në mënyrë që të funksionojnë me efikasitet të rritur  duke bërë intervenimet dhe ndryshimet e nevojshme me kohë dhe në mënyrë të duhur.

Lajme