Hapësira / Mjetet e punës

Me zgjerimin e hapësirës për mësim dhe krijimin e ambienteve të reja, Kolegji UBT siguron hapësirë të mjaftueshme për punën e studentëve të drejtimit Komunikim dhe Media.

 

Përparësi e veçantë e këtyre studentëve janë publikimet e Kolegjit UBT, gazeta “UBT News”, “UBT Alumni”, ueb-faqja e Kolegjit UBT, www.ubt-uni.net, si dhe revistat profesionale të departamenteve.

 

Në Kolegjin UBT funksionon Radio Campus për nevojat e institucionit, e që, pos tjerash, shërben edhe për punën praktike e profesionale të studentëve. Radioja ka gjithë aparaturën e nevojshme për punë profesionale.

 

Krahas zhvillimit të programit të studimeve, Kolegji UBT planifikon edhe krijimin e një studioje televizive, me të gjitha pajisjet e nevojshme, në mënyrë që studentët të mund të kryejnë gjithë punën e kërkuar praktike brenda institucionit ku studiojnë.

Lajme