Rezultatet e te mesuarit

Kompetencat intelektuale:

Një infermiere e sapo diplomuar:

  • ka njohuri të duhura në fushat kryesore të infermierisë, lëmive shëndetësore, të shkencave,  të shkencave humane dhe shkencave shoqërore;
  • mund të gjejë, arrijë dhe vlerësojë njohuritë relevante për fushën e infermierisë, përfshirë edhe kërkimin e njohurive të reja me bazë hulumtuese,
  • mund të identifikojë problemet e përgjithshme dhe specifike të fushës së infermierisë si dhe të analizojnë dhe interpretojnë këto teori të aplikueshme dhe relevante,
  • zotëron metodat e analizave të përzgjedhura nga perspektiva të ndryshme në përpunimin e problemeve profesionale të përgjithshme dhe specifike të infermierisë,
  • mund të argumentojnë teorikisht dhe shkencërisht për sugjerime mbi ndërhyrjet në lidhje me problemet profesionale të infermierisë,
  • ka njohuri mbi teorinë e shkencës dhe aspekteve të metodologjisë kërkimore dhe është në gjendje ti zbatojë këto të dhëna në një vlerësim kritik të hulumtimit empirik, në teorië dhe shkencë,
  • mund të komunikojnë dhe të argumentojnë me gojë dhe me shkrim për vëzhgimet, njohuritë, analiza, vlerësime dhe ndërhyrjet duke përdorur një terminologji të qartë professional
  • është e vetëdijshme për procesin e të vet mësuarit dhe të zotërimit të leximit dhe teknikave të studimit, si një parakusht për përditësimin dhe zhvillimin e vazhdueshëm professional,
  • zotëron metodat bazike të punës akademike, të cilat janë parakusht për marrjen e kompetencave pasuniversitare në mastër dhe nivelin kandidat,
  • mund të komunikojnë në një nga gjuhët kryesore

Kompetencat profesionale

Një infermiere e sapo diplomuar:

  • Është në gjendje të analizojë problemet specifike profesionale të fushës së infermierisë, dhe ti diskutoj lidhjet e mundshme, arsyet dhe shkaqet që ndërlidhen me këto problem;
  • Është familjarizuar me operacionet e intervenimeve profesionale në fushën e infermierisë, si dhe njeh efektet kufizuese dhe ato të mundshme në përdorimin e këtyre të fundit, varësisht nga grupet e ndryshme të pacientëve dhe konteksteve,
  • është i njohur me metodat qendrore, procedurat dhe mjetet e zbatuara në vlerësimet, veprimet dhe vlerësimet e praktikës profesionale,
  • mund të miratojë perspektivën e pacientit në analizën e aspekteve profesionale dhe të identifikojnë dilemat e mundshme dhe aspektet represive në ushtrimin e profesionit apo në kuadër të kësaj kornize,
  • Zotëron metodat për mbledhjen e të dhënave të specializuara të përdorura në profesionet e infermierisë dhe janë në gjendje të analizojnë të dhënat empirike në bazë të perspektivave të ndryshme teorike,
  • Dijnë parimet për përshkrimin dhe përditësimin e infermierisë dhe programeve të trajtimit.
  • Njohin strategjitë e dokumentimit të përgjithshëm, sistemet e klasifikimit dhe standardet,
  • Njohin udhëzimet klinike, kërkimore dhe të zhvillimit të punës dhe përdorimin e tij në fushën e infermierisë,
  • Njohin organizimin e shërbimeve shëndetësore, duke përfshirë shpërndarjen e përgjegjësive në mes të sektorëve të ndryshëm, departamenteve dhe akterëve si dhe janë në gjendje për të analizuar praktikën e infermierisë në kuadër të kornizës organizative dhe administrative si dhe kushtëve të shoqërisë,
  • Është i familjarizuar me metodat, proceset dhe barrierat në cilësinë dhe zhvillimin e punës në implementimin e rezultatëve të punës hulumtuese dhe zhvilluese në praktikën e infermierisë.
  • Mund të identifikojnë dhe analizojnë dilemat dhe problemet etike në sektorin e shëndetësisë dhe në infermieri, 
  • Dijnë kornizën ligjiroe të praktikës së infermierisë dhe njohin shkaqet e ligjit të praktikës së infermierisë,
  • Hanë informacione dhe kompetencë bazë në teknologji/kompetencë të TI.

 

Kompetencat e praktikës

  • mund ti identifikojnë nevojat e infermierisë në mënyrë të pavarur, të përcaktojnë synimet dhe sjelljen, në mënyrë që tia përshtasin grupit të selektuar të pacientëve;
  • bashkëpunojnë me pacientët, të afërmit dhe profesionistëve në planifikimin, praktikimin dhe vlerësimin e shërbimeve të infermierisë,
  • zotrojnë veprimit e infermierisë në lidhje me situatat kryesore klineke si në rastet kur pacientët kanë dhimbje, pacientët me perceptime të ndryshme, pacientët me probleme të ushqimit dhe langjeve si dhe vuajtjeve tjera apo vdekjes së pacientëve,
  • zotrojnë veprimet kryesore instrumentale të infermierisë, metodat dhe standardët;
  • ia përshtasin veprimet e infermierisë me perceptimet e ndryshme të jetës së pacientëve si dhe kushteve kulturore, sociale familjare
  • mbështet pacientin në përballimin e situatës së tyre të jetës dhe menaxhon detyrat e edukimit shëndetësor,
  • komunikon me pacientët duke respektuar vlera të ndryshme, kultura si dhe parakushte intelektuale dhe emocionale,
  • identifikon dilemat e mundshme dhe aspektet repressive në infermieri si dhe raportet e trajtimit dhe kushtet strukturore në ofrimin e shërbimeve të tilla, duke vepruar në bazë të udhëzimeve etike,
  • kontribon në ekzaminimet diagnostike, trajtimet dhe observimet e kërkuara,
  • kontribuon për të siguruar vazhdimësinë në infermierinë dhe trajtim, duke përfshirë bashkëpunimin me grupet e tjera të personelit nga të gjithë sektorët dhe institucionet,
  • zotëron praktikat dhe procedurat administrative dhe merret me detyra menaxheriale dhe koordinuese të cilat kontribojnë në krijimin e vazhdimit të infermierisë dhe sekuencave të trajtimeve.
  • respekton ligjet ekzistuese dhe udhëzimet etike që lidhen me fushën e praktikës.

 

 

Lajme