Qëllimi i programit

Qëllimi i programit është që të përgatis të diplomuarit të arrijnë përgjegjësitë prej profesionistëve dhe infermierëve kompetentë duke ofruar shërbime rehabilituese, promovuese, kuruese dhe mbrojtese. Programi Bachelor në Infermieri është i bazuar në profesion dhe zhvillim. I orientuar në profesion nënkupton që fokusi i programit është profesional dhe fokusohet në zhvillim dhe ndryshim të profesionit të infermierisë dhe sistemit te shëndetësisë. I orientuar në zhvillim nënkupton që fokusohet në përvojën, zhvillimin dhe punën kërkimore e cila ndriçon gjendjen aktuale të zhvillimit profesional, si dhe nevojën për zhvillim në lidhje me përvojat në profesion dhe në sistemin e kujdesit shëndetësor.


Programi i plotëson kushtet profesionale dhe përmbush urdhëresat e Direktivës së Bashkimit Evropian në Infermierië dhe Mami 2005/36/EC si dhe direktivat e mëparshme që rregullojnë njohjen e arsimit profesional.


Përafrimi i programit me ato që zbatohen në vende të tjera në Bashkimin Evropian jo vetëm që siguron një qasje të balancuar në aspektin e teorisë dhe praktikës, por edhe u jep nxënësve mundësinë për të transpozuar të njëjtat aftësi në një tjetër kontekst të punës në funksion të përparimit të Kosovës drejt zbatimit të kritereve të pranimit të BE-së dhe lirisë së lëvizjes së kapitalit, njerëzve dhe mallrave.


Programi i studimit është i bazuar në praktikën e dokumentuar mirë, zhvillimin dhe punën kërkimore që pasqyrojnë tendencat aktuale në profesion, duke përfshirë ndryshimet në shëndetësor dhe sëmundje e popullsisë që janë pjesë e funksionit dhe prioriteteve të sistemit. Infermierja kontribuon në përmbushjen e objektivave të shëndetit publik në sistemin e kujdesit shëndetësor dhe sistemit social. Domeni specifik i infermieres përfshin kujdesi i pleqve dhe trajtimi i pacientëve dhe qytetarëve me qëllim që tua lehtësojnë atyre të jetojnë me sëmundje apo kërcënimin e sëmundjes. Infermierja bashkëpunon me profesionistë të tjerë të kujdesit shëndetësor për të siguruar promovimin shëndetësor, mirëmbajtjen e shëndetit, parandalimin, trajtimin, rehabilitimin dhe lehtësim.


Me përfundimin e programit Bachelor në Infermieri, studenti është i kualifikuar për të punuar si një praktikant i infermierisë dhe të hyjë në bashkëpunim multidisiplinar. Programi i ofron studentit një argumentim të nevojshëm në të dy aspektet teorike dhe klinike të infermierisë, në përputhje me zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë, shkencë dhe teknologji, si dhe kërkesat për infermieri në popullatën e përgjithshme. Kompetencat e përgjithshme dhe specifike të infermierisë që kërkohën në ne një mjedis të studimit që bazohet në zhvillim, nëpërmjet: hulumtimit dhe pjesëve klinike të rregullta.


Të diplomuarit janë gjithashtu të arsimuar edhe për të punuar në shërbimin shëndetësor, ofrimin e shërbimeve të infermierisë tek femijët, adoleshentët, të rriturit dhe të moshuarit me shërbime akute, kronike, somatike ose sëmundje psikiatrike. Gjithashtu do të jenë në gjendje të planifikojnë, sjelljin, të vlerësojnë dhe të zhvillojnë infermierinë në bazë të përfshirjes aktive dhe pjesëmarrjen në këto sektorë. Nëpërmjet praktikës së infermierisë, studentët do të mësojnë të promovojnë dhe të ruajnë shëndetin, si dhe të përgatiten për shërbime të infermierisë në masat preventive, rehalibituese, lehtësuese për individët dhe grupet e shoqërisë

 

Programi kualifikon kandidatin për autorizim si një infermiere e regjistruar. Infermierja është e kualifikuar për ti siguruar kujdes infermierie të porsalindurve, fëmijëve, të rriturve, të moshuarve në komunitet dhe në sektorin e kujdesit shëndetësor si në fushën psikiatrike ashtu dhe atë somatike. Ajo gjithashtu kualifikon infermiere për menaxhimin e kujdesit dhe për pjesëmarrje në mësim dhe kërkime. Gjithashtu e kualifikon infermierën në menaxhimin e kujdesit dhe pjesëmarrjes në mësimnxënie dhe hulumtim. 

Lajme