Mundësitë e zhvillimit

Cilat janë mundësitë nga SI në drejtim të punësimit në të ardhmen?


Kompanitë si AMAZON, Google, Microsoft, kompanitë e sigurimeve dhe institucionet e sigurisë, në banka, në institucione shëndetësore, në institucione të sigurisë, në të gjithë shkollat dhe komunat, në shumë biznese fizike dhe në shume e-biznese, kanë shumicën e njerëzve të punësuar me një nga përgatitjet profesionale nga fusha e sistemeve të informacionit.

Ku janë të diplomuarit e Kolegjit UBT të pozicionuar në treg?

Përparimet në teknologji jo vetëm që nënkuptojnë  atraktivitet  dhe mundësi të reja për njerëzit që mund të punojnë me Teknologji të Informacionit (kompjuter, hardware, software, rrjeta, data-bazë, serverë, mjete telekomunikimi, smartphones, navigatorë udhëtimi, sisteme të përcaktimit të pozicionit global -GPS, sisteme gjeografike të informacionit, aparaturë fotografie, zërmi dhe ndriçimi, e shumë të tjera) ,  por edhe mundësi e jashtëzakonshme për të menaxhuar ato sisteme dhe ata  individë apo grupe që punojnë me to.

Gjithmonë organizatat kanë tentuar të realizojnë produkte dhe shërbime shpejtë, me kosto të pranueshme dhe me kualitet të duhur. Asnjëherë me herët në histori të zhvillimit të njerëzimit këto tri elemente nuk janë arritur më mirë dhe më sakt. Këtë arritje e ka bërë të mundur shkenca e teknologjisë së informacionit dhe menaxhimi i mirëfilltë i kësaj teknologjie.

Aftësia për të kuptuar dhe aplikuar proceset e ndryshme të biznesit dhe të organizatës dhe për të krijuar një lidhje në mes të përdoruesit ose blerësit dhe teknologjisë  është roli primar i specialistëve në fushën e Sistemeve të Informacionit.

Jo vetëm kaq, mundësi  të ndryshme të arritjes së  karrierës ekzistojnë në fushën e Sistemeve të Informacionit. Kështu, studentët e interesuar mund të gjejnë vetën përbrenda sistemeve të informacionit në atë mënyrë që të përputhin interesat dhe dëshirat e tyre personale me kërkesat aktuale dhe me ato në të ardhmen të bizneseve dhe organizatave.

 

Mundësitë e karrierës në fushën e Sistemeve të Informacionit përfshijnë:

  • Analist sistemesh të TI apo analist biznesi
  • Menaxher i projekteve të TI dhe projekteve tjera zhvillimore
  • Zyrtar për informim/menaxher i zyrës së informimit
  • Administrator dhe analist i bazave  të të dhënave
  • Hulumtues dhe inovatorë  në biznes
  • Konsulent i TI
  • Web dizajner
  • Programues i sistemeve
  • Arkitekturë të Sistemeve
  • Zhvillues dhe menaxhues i IT Infrastrukturës dhe rrjetit informativ;
  • Zhvillues dhe menaxhues i sigurisë së të dhënave;
  • Menaxher i operacioneve dhe TI-së;
  • Zhvillues i Biznesit të ri të TI-së;
  • Zhvillues dhe menaxhues i Marketingut Digjital;
  • Zhvillues dhe menaxhues i platformave digjitale për e-Bizneset;
  • Menaxher dhe zhvillues i Sistemeve Gjeografike të Informacionit;
  • Menaxher dhe zhvillues i sistemeve të informacionit për Biblioteka dhe Arkiva;
  • Menaxher dhe zhvillues i sistemeve për e-Shëndetësi;
  • Menaxhues dhe zhvillues i sistemeve për  e-Qeverisje;
  • Menaxhues dhe zhvillues i  sistemeve për siguri dhe privatësi
  • Menaxhues dhe zhvillues i proceseve të biznesit;
  • Specialist për re-inxhinierim të biznesit.
  • Specialist për Cybersecurity (siguri kibernetike)
  • IT konsulent;

Këto mundësi ofrojnë lirinë, rritjen personale, kënaqësinë në  punë dhe të ardhura mbi mesataren e profesioneve tjera.

Të diplomuarit në Sisteme të Informacionit  kanë mbushur role të ndryshme në organizata, të tilla si analistë  biznesi, analist dhe modelues të sistemeve, SQL Specialistë, ERP specialistë, specialistë të Menaxhimit të Relacionit me Klientë, specialistë të monitorimit dhe kontrollit të zinxhirit të furnizimit, etj.    

Fakulteti i Sistemeve të Informacionit   do të ndihmojë të gjithë të diplomuarit nga ky fakultet për të siguruar mundësitë e punësimit duke organizuar trajekte punësimi në kuadër të zyrës së karrierës në nivel të Kolegjit UBT. Kjo nënkupton që profili i studentit krahasohet me ofertat që vijnë nga industria duke vazhduar më tutje me përgatitje shtesë të studentit dhe me vendosje të kontakteve të drejtpërdrejta me industritë dhe me institucionet. Ky orientim për në tregun e punës ndihmohet shumë edhe me organizimin e praktikave të punës të cilat studenti i realizon në ndërmarrje apo në institucione ku shpesh herë këto praktika çojnë në punësim të përhershëm.  Në kuadër të programit të studimeve janë të parapara edhe ligjërata tematike, debate dhe diskutime me profesionistë nga industria të cilët njëherit konsiderohen edhe si punëdhënës potencialë për studentët pas përfundimit të studimeve.

Niveli i suksesit që një student do të arrijë në masë të madhe do të varet nga niveli në të cilën ata kanë zotëruar aftësitë themelore të listuara më herët.

Edhe pse mundësitë e karrierës janë të shumta, secili biznes apo organizatë do të kërkoj që një i diplomuar në sisteme të informacionit të posedoj aftësitë e mëposhtme themelore:

  • Aftësitë analitike
  • Aftësitë ndërpersonale
  • Aftësitë e prezantimit
  • Aftësitë e identifikimit të problemeve
  • Aftësitë përpilimit dhe shkrimit të raporteve
  • Aftësitë e vetë-zhvillimit
  • Aftësitë e menaxhimit të kohës.

 

Çka mund të hulumtojnë studentët në fushën e Sistemeve të Informacionit?

Ka shumë fusha në kuadër të Sistemeve të Informacionit që studiuesit dhe studentët mund të hulumtojnë. Disa prej tyre janë:

Soft Systems Engineering;

Agile Project Management në Sistemet e Informacionit;

Enterprise Resource Planning (Planifikimi i Burimeve të Ndërmarrjes),

Sistemet e Informacionit në shëndetësi;

Inteligjenca artificiale dhe menaxhimi i njohurive;

Interfejsi Njeri-Kompjuter

Menaxhimi i të dhënave dhe privatësisë;

Menaxhimi i të dhënave të  mëdha (BigData);

Të dhënat e hapura dhe informacioni i hapur;

Industri e telekomunikacionit; xG Wireless Technologies;

Ekselenca e kujdesit ndaj konsumatorit (menaxhimi i klientëve)

Rrjeti Ekonomik;

Sistemet mbështetëse të  Vendim-marrjes;

Kriptografia,  siguria dhe informacioni;

Social Networking ( Rrejtët sociale);

E-Qeverisja;

E-Tregtia;

E-Learning (E-Mësimi);

E-Health (e-Shëndetësia);

E-Commerce (E-Biznesi);

E-Shërbimet dhe Strategjia konkurruese;

Inxhinierimi i biznesit dhe sistemet e Informacionit;

Rrjetet celulare: Rrjetat e gjeneratave të ardhshme

Informacionet  Inteligjente mbi rrjetat;

Dizajnimi dhe Implementimi i Sistemeve të Informacionit

Menaxhimi i procesit dhe i sistemit;

E biznesi dhe  Komunikimi i të dhënave;

Kompjuterizimi social dhe bashkëpunimi;

Të mësuarit gjatë gjithë jetës;

Modelimi i aplikacioneve për Kontrollin në Kohë të reale.

Edukimi/aftësimi  në Modelim dhe Simulim;

Sistemet e Informacionit të Sigurisë;

Sistemet e Gjeo-informacionit (GIS);

Siguria Kibernetike (Cyber ​​Security);

Menaxhimi i Sistemeve të Informacionit;

Sistemet e Informacionit të Biznesit;

Inteligjenca e biznesit dhe menaxhimin e njohurive;

ICT sektorit publik; Sisteme të Informacionit në Arsim;

Qeverisja dhe Menaxhimi i IS.

Lajme