Qëllimi i programit të studimit

Me një ritëm të përshpejtuar të ndryshimit në industri, zgjerimi i shpejtë i qasjes në teknologji, përmirësimi i shpejtë i sistemeve të informacionit dhe të komunikimit, globalizimi i tregjeve dhe konkurencës biznesore është rritur nevoja që inxhinierët e shkencave kompjuterike të përshtatin një mënyrë të re të bërit biznes.


Nevoja urgjente për rritjen e produktivitetit si dhe për dorëzimin e produkteve me kualitet të lartë e ka shëndrruar industrinë që të bazohet në sistemet kompjuterike. Forma e re e të menduarit në procesin e projektimit të sistemeve kompjuterike dhe inxhinierisë së sistemeve, bazave të të dhënave, programimit, Softwerit, sigurisë së informacionti, menaxhimin e informacionit është duke sjellur një ndryshim të rëndësishëm në përdorimin e teknologjisë dhe rrijtes së produktivitetit.


Programi i Studimit në UBT, ka për qëllim që të ofrojë kurikulën e Shkencave Kompjuterike dhe të Inxhinierisë për të mundësuar të diplomuarve që të operojnë dhe të punojnë në sektore të ndryshme. Kompjuterizmi është një fushë e gjërë që ndërlidhet dhe tërheqet nga shumë diciplina duke përfshirë matematikën, inxhinierinë elektrike, statistikën, artet e bukura, linguistikën, fizikën dhe shkencat e jetës.


Së pari programi studimor i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë do të ju mundësoj të diplomuarëve që të zhvillojnë fleksibilitetin, për të punuar në të gjitha diciplinat.

Së dyti, ky program synon të përgadisë të diplomuarit që mund të punojnë në shumëllojshmëri të profesioneve.

Së treti, programi studimor është i dizajnuar për të pregaditur të diplomuarit që të kenë sukses në një fushë që ndryshon me shpejtësi të madh siq është Teknologjia Informative dhe që është thelbësore për të diplomuarit angazhimi i tyre në të mësuarit gjatë gjithë jetës (Long Life Learning).


Së katërti, programi i studimor i Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, ofron edukimin bazë teorik, por që gjtihashtu ka për qëllim të zhvillojë një frymë të orientuar në procese dhe për të inkurajuar studentët që të ndërlidhin kuptimin e tyre teorik me aplikimin praktik në industri gjatë punës së tyre.

 

Së fundi, programi është i hartuar që të inkorporojë disa nga fushat themelore të njohurive, të bazuara në praktikat më të mira ndërkombëtare duke pasur si qëllim që të përforcojë përkushtimin e studentëve për tu qasur në njohuri praktike në industicionet arsimore dhe industri.

Lajme