Mbështetje për aftësim gjatë studimeve

Në mbështetje të vazhdueshme të studentëve gjatë procesit të studimeve, Kolegji UBT ofron përkrahje dhe iniciativa të ndryshme për studentët. Në këtë mënyrë Kolegji UBT në vazhdimësi ndan bursa për studentë të dalluar.

Të gjithë studentëve që arrijnë sukses të lartë gjatë studimeve, duke arritur mbi 90% të pikëve totale për vit studimi, u jepet bursa në vlerë prej 25% nga shuma e përgjithshme e studimit.

Gjithashtu, janë edhe një varg ndërmjetësimesh përkrahëse për studentët, si:

1.    Zbritje të konsiderueshme (10 – 20%) për shërbyesit civilë.
2.    Bursa për studentët e dalluar dhe për raste sociale.
3.    Punësim për studentë e dalluar në Kolegjin UBT.
4.    Involvim me pagesë në projekte hulumtuese dhe profesionale.
5.    Financim nga ana e kompanive dhe institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
6.    Praktika profesionale me pagesë me financim nga vetë kompanitë apo nga organizatat ndërkombëtare, si p.sh. USAID., etj.

Lajme