Studentët në fund të programit do të jenë në gjendje:

  • Të jenë në gjendje të identifikojnë dhe formojnë çështjet ligjore dhe biznesore të cilat kanë të bëjnë me çështjet e një situate apo problem të përshkruar.
  • Të ketë njohuritë, dhe aftësitë për të përdorur, mjetet themelore të hulumtimit ligjor dhe të biznesit, duke përfshirë të kuptuarit e procesit në hartimin dhe zbatimin e një dizajni koherent dhe efektiv kërkimor.
  • Të zotërojë njohuri themelore të natyrës dhe burimeve të standardeve etike të profesionit ligjor dhe të biznesit, dhe proceseve për njohjen dhe adresimin e dilemave etike;
  • Tregojnë të kuptuarit e rëndësisë së të qënit pjesë e profesionit ligjor duke promovuar drejtësinë dhe paanësinë nëpërmjet traditës së udhëheqjes në një gamë të gjerë të përfshirjes së profesionistëve dhe komunitetit tjetër;
  • Të kenë besim në shkathtësitë dhe konceptet që qojnë në zgjidhjen e problemeve, përfshirë identifikimin dhe diagnostifikimin e problemit, përcaktimin e nevojës për planifikuimin e hulumtimit faktual, identifikimin dhe krijimin e teorive relevante, gjenerimin e zgjidhjeve alternative dhe zhvillimin e planeve të veprimit. 

 

Lajme