Internshipi

Internshipi në Kolegjin UBT do të vendos një bazë të mirë të bashkëpunimit të institucionit me firmat, kompanitë si dhe organizatat lokale dhe ndërkombëtare me qëllim që studentët të kenë mundësi që të ndërlidhin procesin akademik me praktikën profesionale, teorinë me praktikën dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre.

 

Internshipi ka për qëllim që çdo studentë në Kolegjin UBT të ketë mundësinë që të filloj internshipin më së largu në semestrin e pestë/gjashtë të studimeve. Studentët duhet të konsultohen me Qendrën e Orientimit në Karrierë dhe Internship për gjetjen e mundësive për një gjë të tillë.

 

Qendra ofron këto shërbime:

  • Koordinimin e internshipit për studentët;
  • Informimin e studentëve për mundësi internshipi dhe praktikë profesionale;
  • Informimin  e studentëve për konkurset dhe vendet e lira të punës;
  • Këshillimet dhe udhëzimet e studentëve;
  • Kontaktet me kompanitë dhe institucionet e ndryshme.

 

 

 

Specifikat e Internshipit

Institucioni

Kolegji UBT

Viti i studimeve

Semestri i 5 dhe 6, viti i III-të

Kohëzgjatja e internshipit

3 deri 6 muaj për secilin semestër

Lokacioni

Te gjitha kompanitë, firmat, institucionet dhe bizneset me te cilat Kolegji UBT ka marrëveshje bashkëpunimi.

Certifikimi

Certifikimi institucional.

Vlerësimi

Raporti i vlerësimit pas përfundimit të secilës periudhë nga 1 deri 6 muaj, ku përshkruhet plani i aktiviteteve, detyrave dhe orët e punës

ECTS

ECTS do të përcaktohen ne koordinim me fakultetet ne baze te ngarkesës se orëve praktike.

Kriteret

Studentët duhet të kenë notën mesatare mbi 8

 

*2 -shih planin e implementimit të bashkëngjitur në këtë raport

 

 

Për më shumë info: [email protected]

Lajme