POLITIKAT PUBLIKE DHE MENAXHIMI (PPM)-MASTER

POLITIKAT PUBLIKE DHE MENAXHIMI (PPM)-MASTER

 

Programi Master i Politikave Publike dhe Menaxhimit është program unik dhe i vetmi i këtij lloji në Kosovë. Ky program është dizajnuar që të mundësojë një trajektore të plotë për të përgatitur  profesionistët që të arrijnë nivelin e lidershipit dhe të ushtrojnë funksione tjera brenda ambienteve qeveritare, biznesore dhe joqeveritare. Të diplomuarit nga PPM janë të projektuar që të marrin role dhe përgjegjësi në sferën e politikave publike dhe menaxhimit në nivel  kombëtar dhe ndërkombëtar. Studentët do të përfitojnë nga ky program duke u aftësuar dhe duke u pajisur me njohuri dhe përvoja të reja për të zhvilluar politika dhe shërbime dhe për të i menaxhuar ato si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Programi ofron mundësi për të krijuar aftësi të cilat shumë lehtë do të transferohen në praktikë dhe anasjelltas.

dhe Inxhinieri Media dhe Komunikim Inxhinieri Ndërtimore dhe Infrastrukturë Sistemet e Informacionit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi Juridik Menaxhim i Mekatronikës Arkitekturë Politika Publike dhe Menaxhim Programet e studimeve Rrezultatet e pritshme   POLITIKAT PUBLIKE DHE MENAXHIMI (PPM)-MASTER

 

Moduli i parë bazë i lëndëve nga viti i parë eksploron se si individët, institucionet dhe grupet e interesit, brenda dhe jashtë qeverisë, iniciojnë, formulojnë dhe zbatojnë politika publike. Brenda modulit janë të parapara gjithashtu edhe shumë raste studimore të çështjeve të politikave nga bota e vërtetë dhe nga proceset me të cilat vendimet kryesore janë marrë dhe janë aplikuar. 

 

Stafi i angazhuar në programin Master PPM

Në program janë të angazhuar një ekip i dedikuar profesorëve dhe i studiuesve të njohur në vend dhe ndërkombëtarisht. Ky staf ka një përvojë të mirëfilltë nga  fusha e politikave publike të arritur në akademi, në qeveri, në politikëbërje publike, në shërbime publike, në administratë publike, në parlament, në media, si dhe në organizatat jofitimprurëse vendore dhe ndërkombëtare. Studimet në mënyrë aktive mbështeten nga këta udhëheqës të ndryshëm institucional dhe qëllimi i fakultetit është që ky rreth të zgjerohet duke sjellë edhe udhëheqës shtetëror të cilët do të kontribuojnë në transferin e përvojave unike nga fusha e politikave publike dhe menaxhimit.

Lajme