Ndërlidhja me misionin dhe qëllimet e Kolegjit UBT

Inxhinieri e Ndertimit dhe Mjedisit me Infrastrukturë të zhvillohet si program mësimor i cilësisë së lartë akademike, bazuar në standardet ndërkombëtare.

 

a) krijimin e një alternative rëndësishme për arsimin e lartë në Kosovë në fushën e Ndërtimtarisë, e në radhë të parë të infrastrukturës rrugore aq të nevojshme për vendin;


b) të sjellë standardet përkatësen ndërkombëtare në zhvillimin e programit të studimit


c) zhvillimin dhe promovimin e kapaciteteve profesionale dhe akademike vendore në përputhje me standardet ndërkombëtare;

d) të kontribuojë në rritjen e cilësisë së studimeve akademike, si dhe krijimin e një mjedisi akademik dhe kulturor në shoqërinë e Kosovës.

 

 

Ky program i studimeve zgjat 3 vjet (6 semestra) me 180 ECTS gjithsej.

 

 

Për këtë program nevojat e shoqërisë kosovare janë shumë të mëdha, në një kohë kur në Kosovë janë duke u ndërtuar autostrada, kurse ekspert të lëmisë së rrugëve mungojnë. Në UP në Fakultetin e Ndërtimtarisë i cili vepron 47 vite vetëm me drejtimet: Konstruksionet dhe Hidroteknika dhe asnjëherë nuk janë organizuar studimet e infrastrukturës së rrugëve. Prandaj me këtë program mendojmë se do të evitohet mungesa e këtij profili. Kosova është në fillimet e saja për ndërtimin e infrastrukturës rrugore.

 

r

 

 

Qëllimi i këtij programi studimor është arsimimi për Inxhinieri të ndertimit dhe infrastruktures – Bachelor i shkencave (BSc), drejtimi Rrugët, në harmoni me nevojat dhe kërkesat e shoqërisë kosovare. Pas kryerjes së këtij programi studimor, fiton njohuritë dhe kompetencat e mjaftueshme për punët e ndërtimtarisë infrastrukturore-rrugore, të konstruksioneve dhe të hidroteknikës edhe jashtë kufijve të vendit tonë, në suazat e tregut evropian dhe botëror.

Lajme