Shërbimet e teknologjisë informative

Kolegji UBT ka një infrastrukturë moderne, e cila i plotëson nevojat e studentëve, si dhe të stafit akademik dhe joakademik

Laboratori ynë i mekatronikës është një prej elementeve tona prijëse, disenjuar nga një ekip ekspertësh të njohur ndërkombëtarë dhe unik, jo vetëm në Kosovë, por në gjithë rajonin e Ballkanit. Aktualisht është në zgjerim e sipër për të mbështetur zhvillimin dhe ofrimin e një programi të ri të shkallës së tretë arsimore, të mbështetur nga Bashkimi Evropian si pjesë e ndërtimit të kapaciteteve në Kosovë, si dhe i mbështetur nga tre universitete të BE-së.

Laboratorët për teknologji të informacioneve, për Microsoft akademinë, CISCO, simulime kompjuterike, CAD dhe qendra të ngjashme laboratorike, të cilat janë në rritje e sipër, e bëjnë Kolegjin UBT një qendër lidere në vend në fushën e teknologjisë informative dhe të komunikimit.

Kushtet teknike në institucion i mundësojnë studentit vijueshmëri normale në procesin e mësimit, bazuar në faktin që gjatë procesit mësimor çdo studenti i takon nga një kompjuter.

Në Kolegjin UBT ekzistojnë të gjithë softuerët e nevojshëm për një mbarëvajtje të mirë të punës, mësimdhënies dhe mësimnxënies.

Lajme