Ndihmat financiare për studentët

Mbështetja financiare është njëra nga politikat strategjike të Kolegjit UBT, me qëllim të stimulimit të studentëve dhe ngritjes profesionale të tyre. Kolegji UBT ofron zbritje të çmimit të studimeve për studentët e shkëlqyeshëm, punonjësit e doganave, FSK-në, Policinë e Kosovës, studentët që vijnë nga e njëjta familje.

Pagesa mund të bëhet edhe me këste mujore, në kuadër te çmimit të studimeve. Kolegji UBT ofron edhe materialet e nevojshme për studime, si dhe angazhohet që studentëve të saj t’u ofrojë bursa, punë praktike dhe mbështetje të vazhdueshme financiare

Lajme