UBT STATS

UBT STATS është themeluar në qershor 2013 dhe funksionon në kuadër të qendrës së kompetencës për Statistika, Analiza dhe Parashikim. UBT STATS merret me mbledhjen, organizimin dhe publikimin e të dhënave statistikore. Lindi si nevojë e pasjes së një baze të të dhënave statistikore të strukturuara dhe organizuara konsistent me praktikat statistikore ndërkombëtare, lehtësisht të konvertueshme për analiza kuantitative, ekonomike dhe për parashikime, si dhe për modelime të ndryshme, e që do të ndihmoj vendimmarrjen në nivel makroekonomik.


Qëllimi i UBT STATS është të krijojë një bazë të të dhënave statistikore të Kosovës dhe të ofrojë informata statistikore të strukturuara dhe të krahasueshme në kohë për të gjithë të interesuarit. Po ashtu studentët e UBT-së për punimet dhe projektet e tyre do të mund t’i referohen këtyre të të dhënave si burime të referencës, të organizuara në formë të qartë dhe lehtë të kuptueshme.


Frekuencat e të dhënave statistikore janë mujore, tremujore dhe vjetore. Burim i informatave lidhur me UBT STATS janë institucionet publike në Kosovë si: Agjencia e Statistikave të Kosovës, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Financave, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, etj. UBT STATS do të angazhohet edhe në projektet e caktuara që më pas do të përfshijë edhe ato informata e përpiluara nga bazuar në hulumtimet vetanake të UBT-së.


Që nga fillimi i funksionimit të saj UBT STATS vazhdimisht ka zgjeruar gamën e statistikave të procesuara Modulet e përfunduara deri më tani janë paraqitur në vazhdim:


1.        Statistikat e Llogarive Kombëtare;

2.        Statistikat e Llogarive Qeveritare të Kosovës;

3.        Statistikat e Tregut të Punës;

4.        Anketa e Fuqisë Punëtore;

5.        Anketa Strukturore e Ndërmarrjeve;

6.        Indeksi i Çmimeve të Konsumit;

7.        Indeksi i Çmimeve të Importit;

8.        Indeksi i Çmimeve të Prodhimit;

9.        Statistikat e Energjisë;

10.      Statistikat e Hotelerisë;

11.      Statistikat e Arsimit;

12.      Statistikat e Shëndetësisë

 

Për çdo informatë na shkruani në:

UBT STATS

(Statistics, Analysis and Forecasting)

Lagjja Kalabria p.n.

10000 Prishtinë

Tel: +381 (0) 38 541 400

E-mail: [email protected]

 

URL: www.ubt-uni.net/stats 

Lajme