Media dhe Komunikim

Media dhe Komunikim

Programi Bachelor për Komunikim dhe Media do t’u ofrojë studentëve njohuri të hollësishme mbi rolin e komunikimit në nivelin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar, në mënyrë që studentët të zhvillojnë aftësitë e veta kreative, analitike për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen.

Ky program do t’u mundësojë studentëve që të mbledhin, të vlerësojnë dhe të shfrytëzojnë informacionet përmes mediave të ndryshme.

Qëllimi i programit Komunikim dhe Media është që të pajisë studentët me dije teorike dhe praktike për të kryer me sukses punët në organizatat ku do të punojnë, duke performuar të gjitha format e komunikimit në gjuhë të huaj.

Ky program është dizajnuar në atë mënyrë që të ofrojë një kombinim të trefishtë të studimeve: aftësi praktike thelbësore, siç janë intervistat dhe të shkruarit për media të ndryshme; njohuritë për njerëzit, institucionet dhe parimet etike që studentët duhet t’i zotërojnë si pjesë e kontekstit për gazetarinë.

 

Ky është një program stimulues dhe u siguron studentëve njohuri teorike dhe praktike për të qenë në gjendje të punojnë në fusha të ndryshme.

Lajme