Shkencat Politike

Shkenca Politike

 

 

Shkenca Politike

Studimet themelore në Shkenca Politike ofrojnë një qasje të gjerë të spektrit për tu siguruar studentëve njohuritë dhe aftësitë e shkencave politike, duke u koncentruar në njërën nga tri këto shkenca të lidhura me rrjedhat e studimit. Programi synon të pajisë studentët me njohuritë dhe aftësitë për t’i bërë ata të jenë në gjendje të kuptojnë, të angazhohen, të analizojnë dhe zhvillojnë politikat dhe disiplinat e saj të ndërlidhura. Studentët zhvillojnë interesat e tyre politike në një gamë të gjerë të shkencave politike të lidhura me fushat e specializuara dhe fushat e programit, nëpërmjet një gamë të rrjedhave opsionale. Programi ofron rrugë fleksibile përmes të cilit studentët mund të përmbushin nevojat e tyre akademike të karrierës, duke siguruar që studentët të bëhen të aftë për tu angazhuar praktikisht në sistemet politike pas diplomimit nga ky Program.

 

Ekspertiza jonë mbulon të gjitha fushat e disiplinës shkencave politike duke bërë që studentët të mësohen nga specialistët e duhur, me atributet e vendosura në fushat: e qeverisjes dhe sistemeve kushtetuese, teorisë politike, politikës evropiane dhe qeverisjes të të gjitha niveleve, marrëdhënieve ndërkombëtare të teorisë dhe praktikës, Studimeve të historisë Politike, Studimeve diplomatike, sociologjisë politike, ekonomisë politike, politikës së Ballkanit, politikave publike në Kosovë dhe rajon.

Ndërtuar mbi nevojat kryesore krahasuese të tregut arsimor të Kosovës, ky Program ofron një qasje të balancuar në trajtimin e nevojave dhe ngritjes së kapaciteteve të studentëve që të nisin rrugën e karrierës politike.

Përveç përfitimit nga ekspertizën tone në të gjitha nivelet dhe qasjes shkencore, Programi siguron se studentët janë pjesë e një serie të pasur aktivitetesh që mbështesin studentët për të plotësuar studimet e tyre konvencionale mësimore bazë. Aktivitete të tilla përfshijnë:

a) Programi i vizitorëve gjuhësor, ku praktikuesit, ekspertët epolitikës dhe / ose analistët e politikës janë të ftuar të japin mendim e tyre në shkencën politike të lidhura me çështje të veçanta, duke bërë studentët që të ndërtojnë mendimet dhe analiza të avancuara;

b) Një Konferencë hulumtuese vjetore të studentëve, ku studentët janë të mbështetur nga stafi akademik dhe nga ekspertët e politikave të hulumtimit të një çështjve të caktuara politike / dhe për të dalë me raporte analitike mbi gjendjen e punëve në një çështje të caktuar politike /;

c) Simulimi i aktiviteteve të caktuara politike institucionale, ku studentët angazhohen në problemet e politikës praktike dhe / çështjeve të politikës dhe të ofrojnë të drejta ose zgjidhje politike analitike që kanë për qëllim që të tejkalimin e problemeve të natyrës politike;

d) Programi i vizituar është i organizuar nga stafi, ku secili student viziton dhe / ose janë të pozicionuar si praktikantë në kuadër të institucioneve të caktuara publike / private dhe kërkohet që të dalin me deklarata analitike mbi qështjet shtetrore brenda kontekstit të politikës.

 

 

Kriteret e pranimit të studentëve:

Për t'u pranuar në këtë Program, studentët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

a) të kenë kaluar me sukses Provimin Kombëtar të Maturës, ose një tjetër që është ekuivalent me të;

b) të zotërojnë njohuri dhe aftësi themelore të gjuhës angleze;

c) të shfaqin kapacitetet e tyre për tu kyqur në karrierën e shkencave politike.

Mundësitë e Karrierës:

 

Studentët e diplomuar në këtë Program zakonisht nisin karrierën politike, duke punuar me organizatat ndërkombëtare dhe organizmat kombëtare politike dhe duke ofruar këshilla politike dhe konsulencë. Një përqindje e caktuar e të diplomuarve nisin karrierën e tyre duke punuar në sektorin privat jo profitabil, duke qenë të trajnuar të kuptojnë themeluar e ndërlidhjes midis politikës, tregut dhe sektorit jo profitabil.

Lajme