Publikimet dhe Raportet

UBT që prej themelimit të tij i kushton vëmendje të veçantë publikimit të rezultateve të veta shkencore dhe hulumtuese.

UBT që prej themelimit të tij i kushton vëmendje të veçantë publikimit të rezultateve të veta shkencore dhe hulumtuese.

Punët hulumtuese shkencore, qoftë në formë individuale të stafit akademik, qoftë në forme grupore, janë në rritje dhe janë publikuar në revista me karakter shkencor ndërkombëtar, në botime të konferencave, në simpoziume dhe forume me karakter shkencor e ndërkombëtar, në botimin e librave të dala nga punët shkencore si dhe librat universitarë. Po ashtu, kemi një rritje të vazhdueshme të temave të magjistraturave me tema të rëndësishme nga studentët tanë (shikoni raportin e publikimeve).

UBT po kështu ka të zhvilluar edhe veprimtarinë botuese, ku përfshihen librat autorialë, përmbledhjet e konferencave shkencore të organizuara nga UBT siq janë p.sh.:

•    “Menaxhimi urban”, autorë: MSc. Binak Beqaj
•    “Bazat e prokurimit publik në Kosovë”, auotorë: Mr. Sc. Ilaz Q. Duli, si dhe përmbledhjet e konferencave.
•    “Draft-Rekomandime nga Forumi i Dytë Ndërkombëtar: “ UBT 2006 Kosova Go International”.
•    “Kosova post-status challenges - Political Aspect”, (Post-statuty challenges of Kosov- Political aspect).
•    “Kosova post-status challenges - Economical Aspect”, (Post-statitry challenges of Kosovo- Economical Aspect).
•    “Dita e Automatikës: Automatika dhe Mekatronika”.
•    “Arkitektura dhe Planifikimi Hapësinor.
•    Përvojat ndërkombëtare dhe sfidat në Kosovë”
•     “Ndërmarrja moderne: Menaxhment – Inxhinieri – Kompjuterizëm”, 
•    “Geopolitika, etj.

UBT i ka kushtuar kujdes komunikimit me studentët dhe me opinionin e gjerë, sikur edhe prezantimit para tyre të publikimeve të ndryshme, duke nisur nga prezantimi i aktiviteteve të UBT e deri tek përmbledhja e konferencave shkencore, si dhe librat autorialë të profesorëve dhe autorëve të tjerë.

UBT ka botuar 4 numra të revistës së studentëve “UBT news”, në të cilën përfshihen shkrime të studentëve, shkrime profesionale të profesorëve vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe përfshihen aktivitetet e kryera në UBT (shih aneksin).

Lajme