Konkurs: Shprehje te interesimit per thirrjet akademike

Në bazë të nenit 26 të Ligjit mbi Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës, nenin 56 të Statutit të UBT-së dhe në përputhje me nenin 9 të Rregullorës për Avancimin dhe Zgjedhjen në Tituj Akademik për Stafin Mësimdhënës të UBT-së, Rektori i UBT-së shpall thirrjen për shprehje të interesit për aplikim për zgjedhje në titujt akademik, si më poshtë:
1. Profesor;
2. Profesor asistent;
3. Ligjërues;
4. Asistent.Kushtet e nevojshme:I.Për titullin Profesor, kandidati duhet të dëshmojë dokumentacionin si më poshtë:
1. Dëshmon gradën e Doktorit të shkencës (doktorata në universitete të Europës përendimore dhe SHBA paraqet përparësi) 
2. Dëshmon nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore që dëshmohet me:
a) Një numër të rëndësishëm të publikimeve me më së paku pese (5) punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose konferenca ndërkombëtare, si autor i parë; 
b) Pjesëmarrje aktive në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare; 
c) Të ketë së paku pese (5) vite përvojë pune në procesin mësimor në Arsimin e larte. 
d) Përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme; 
e) Aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme; 
f) Aftësi për udhëheqje akademike; 
g) Udhëheqje të temave master. 

• Të gjitha emërimet për tituj bëhen për kohë të pacaktuar. 


II. Për titullin Profesor asistent, kandidati duhet të dëshmojë dokumentacionin si më poshtë:
1. Dëshmojë gradën e doktorit të shkencës (doktorata në universitete të Europës perendimore dhe SHBA paraqet përparësi). 
2. Dëshmojë nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore që dëshmohet me: 
a) Një numër të rëndësishëm të publikimeve me më së paku pese (5) punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose konferenca ndërkombëtare, si autor i parë. 
b) Të ketë së paku tri vite përvojë pune në procesin mësimor në Arsimin e lartë. 
c) Përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme; 
d) Aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme; 
e) Aftësi për udhëheqje akademike; 
f) Kandidati i cili zgjidhet për herë të parë, nuk duhet të jetë më i vjetër se 50 vjet. 
• Të gjitha emërimet për tituj Profesor asistent bëhen për kohë tre (3) vjeqare. 

III. Për titullin Ligjërues, kandidati duhet të dëshmojë dokumentacionin si më poshtë:
1. Dëshmon të paktën gradën e Masterit të shkencës 
2. Të tregojë nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore që dëshmohet me: 
a) Një numër të rëndësishëm të publikimeve me më së paku dy (2) punime kryesore të publikuara në revista shkencore ose konferenca ndërkombëtare, si autor i parë; 
b) Të ketë së paku dy vite përvojë pune në procesin mësimor në Arsimin e lartë;
c) Përvojë afatgjatë në projekte të kërkimeve themelore dhe të aplikueshme; 
d) Aftësi të lartë arsimore dhe pedagogjike përmes praktikës së arsyeshme; 
e) Aftësi për udhëheqje akademike; 

• Të gjitha emërimet për tituj Ligjerues bëhen për kohë një (1) vit. 


IV. Për titullin Asistent, kandidati duhet të dëshmojë dokumentacionin si më poshtë:
1. Dëshmoj të paktën gradën e Masterit të shkencës 
2. Të tregojë nivel të lartë dhe kompetencë akademike e përvojë shkencore që dëshmohet me: 
a) Të jetë jo me i vjetër se 30 vjet kur emërohet për herë të parë. Perjashtimisht kandidati mund te zgjedhet asistent deri ne moshen 40 vjeçare nëse ka gradën e doktorit te shkences. 
b) Të jetë i regjistruar në studimet e doktoratës në Universitet me rastin e rizgjedhjes; 
c) Të ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master jo me pak se 8, në secilën prej këtyre studimeve. 
• Të gjitha emërimet si dhe kohëzgjatja e punësimit zgjat 3 vite. 


Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe nuk kthehet prapa, ndërsa dokumentacioni origjinal dorëzohet me kërkesën e Komisionit evalues.
Dokumentacioni i pakompletuar dhe që dorëzohet pas afatit nuk merret në shqyrtim.
Afati për dorëzimin e aplikacionit dhe dokumentacionit është 15 ditë nga dita e shpalljes.
Procedurat e mëtejme do të bëhen të njohura pas mbylljes së afatit për aplikim.

Shkarko Aplikacionin ne kete link

Data e fillimit 19-Prill-2013 Data e mbarimit 20-Maj-2013


Dokumentacioni dorëzohet në Zyrën e Sekretarit në UBT, kati III, nr. 304, Lagjja Kalabria, nr. p.n. 10 000, Prishtinë Republika e Kosovës.

Lajme