Në bazë të nenit 55 të statutit të UBT-së, Rektori shpall Konkurs për plotësim të vendit të lirë të punës.

Në bazë të nenit 55 të statutit të UBT-së, Rektori shpall Konkurs për plotësim të vendit të lirë të punës.

Titulli: Bibliotekist/e

Kontrata: kohë të caktuar

Orari: I plotë - 40 orë në javë

Detyrat e punës:

1. Të kërkojë materiale standard referencave, duke përfshirë edhe burimet on-line dhe internetin, në mënyrë për t'iu përgjigjur sa më mirë pyetjeve referuese të studentëve;

2. Të analizojë kërkesat e studentëve duke i udhëzuar me informacionin e duhur, dhe duke i ndihmuar me gjetjen ose mobilimin e informacionit;

3. Të mësojë dhe të informojë studentët për të kërkuar informacione duke përdorur bazat e të dhënave;

4. Të mbajë evidencën e qarkullimit të materialeve.;

5. Të mbikëqyr buxhetimin, planifikimin, dhe aktivitetet e personelit;

6. Të kontrollojë librat në dhe jashtë bibliotekës;

7. Kryen detyra të tjera sipas kërkesës dhe natyrës së punës.

Shkathtësitë dhe aftësitë e bibliotekistit të UBT-së:

1. Të ketë shkathtësi të shkrimit dhe të folurit në anglisht dhe shqip;

2. Të ketë aftësi të punojë me kompjuter, të ngris funksione, të fusë të dhëna apo të procesojë informacione;

3. Të ketë aftësi për të krijuar marrëdhënie ndërpersonale me studentët dhe mësimdhënësit.

4. Të njohë programet mësimore të UBT-së;

5. Të jetë së paku bachelor nga një universitet i akredituar.



Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Letërmotivimi

2. CV-ja në Gjuhën shqipe dhe angleze;

3. Dëshmi mbi përgatitjen shkollore, si dhe

4. Dëshmi për përvojën paraprake të punës.

Dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim.

· Dokumentacioni dorëzohet në kopje dhe nuk kthehet prapa, ndërsa me rastin e thirrjes në intervist të merret me vete dokumentacioni origjinal.

· Afati i fundit për dorëzimin e aplikacionit është 5 ditë nga shpallja, ndërsa pas këtij afati dokumentacioni nuk merret në shqyrtim.



Dokumentacioni dorëzohet në Zyrën e Resurseve Njerëzore në UBT, Lagjja Kalabria, nr. p.n. 10 000, Prishtinë Republika e Kosovës.

Lajme