Tender: Furnizim me paisje laboratorike - 1462/45
Tender
Data e publikimit: 01, 02, 03 dhe 04 Prill 2016
Data e mbylljes: 03 Maj 2016;
Objekt i kontratës: Furnizim me paisje laboratorike;
Autoriteti kontraktues: UBT
Nr. Reference: 1462/45
Date: 01/04/2016
UBT kërkon kontraktues profesional për të furnizuar me paisje laboratorike të cilat paisje duhet të paraqesin standartet e përcaktuara në përputhje me rregullativat e Bashkimit Evropian, si dhe paisjet duhet të kenë origjin nga vendet anëtare të BE-së.
Pala kontraktuese, ka të drejtën të hyjë në nënkontraktim më palet e treta, mirpo përgjegjësia në raport me Autoritetin kontraktues nuk mund të delegohet tek palet e treta, por direct pala kontraktuese dhe fituese, garanton dhe mban përgjegjësi për paisjet e furnizuara në përputhje me kontratën për furnizim.
I. Lista e paisjeve:
- Heat flow meter;
- Training station heat pump, system air water;
- Training stand solar installation on photovoltaic;
- Traning station air conditioner, split system;
- Burner training stand with two viewing windows, mobile;
- Windtrainer experimental system;
- Compact model heating system control with changeable system schemes;
- Thermo graphic infrared camera;
- Sound analyser;
- Clean energy trainer;
- Fan for clean energy trainer;
- Lamp for clean energy;
- Concrete thermal expansion testing machine;
- Heat (thermal) flux meter;
- Blower door tester;
- Advanced Physics Set Heat;
- Advanced Heat Accessories;
- Renewable basic & thermo;
- Renewable supply Fuel Cells;
- Renewable supply Solar, Wind Hydro;
- Advanced Electricity/Electronics;
- Advanced Electricity/Electronics supply;
- Applied Sciences - Renewable basic & thermo;
- Applied Sciences - Renewable supply Fuel Cells;
- Applied Sciences - Renewable supply Solar, Wind, Hydro;
- Advanced Physics Electricity/Electronics-basic;
- Advanced Physics Electricity/Electronics - supply Electromag, induction
- Advanced Physics Magnetism.
Ju lutemi që ofertën tuaj ta dorëzoni tek zyrat e UBT-së në pajtim me kërkesat e parashtruara me lartë.
Të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në Euro, përfshirë TVSH-në;
Ofertat duhet të dorëzohen të ndara në zarf të mbyllur.
Në rast se çmimet dorëzohen pa e specifikuar TVSH-në, UBT do të konsiderojë se çmimet përfshijnë TVSH-në.
II. Kushtet e përgjithshme:
II.1 Oferta duhet të përmbajnë informatatë sin ë vijim:
- Adresa e plotë dhe detajet kontaktuese të ofertuesit.
- Te përfshijë detajet e llogarisë bankare të ofertuesit
- Të përmbajë numrin e ofertës
- Të përmbajë datën e ofertës.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 90 ditë nga dita e dorëzimit.
- Çdo faqe e ofertës duhet të vuloset dhe të nënshkruhet nga personi i autorizuar i kompanisë.
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit të Biznesit (kopje).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Regjistrimit si pagues i TVSH-së.
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet Certifikata e Numrit Fiskal (kopje).
- Ofertës duhet t’i bashkëngjitet kopja e një dokumenti identifikues të pronarit të ndërmarrjes (letërnjoftimi ose pasaporta).
- Ofertuese duhet të ketë eksperiencë të dëshmuar.
- Ofertës gjithashtu duhet t’i bashkëngjiten tri referenca të lëshuara nga institucione me reputacion të lartë, që konfirmojnë se ofertuesit kanë ofruar shërbime të ngjashme apo kanë kryer në mënyrë të kënaqshme punë të ngjashme me ato të kërkuara me këtë dokument (jo më të vjetra se tri vite).
III. Kushtet dhe rregullat e tenderit:
Dokumentet duhet të vendosen në një zarf të mbyllur dhe të dorëzohen në UBT, Lagja Kalabria, Zyra e Protokollit.
UBT do të pranojë vetëm ofertat e juaja të mbyllura në zarf dhe nuk do të konsideroj asnjë formë tjetër të aplikimit (e-mail, telefon, faks, etj). UBT nuk pranon përgjegjësi për dëmtimin, humbjen apo mospranimin e zarfave. Numri identifikues i tenderit duhet të jetë i shkruar në këndin e djathtë të zarfit.
Afati për dorëzimin e ofertave është deri të Martën në ora 15.00 të datës 03 Maj 2016.
Ne ruajmë të drejtat për të ndryshuar specifikat, për të anuluar këtë tender, për të ftuar sërish pjesëmarrës të caktuar që ta dorëzojnë prapë ofertën e tyre, dhe për të diskualifikuar cilindo ofertues pa dhënë njoftime paraprake apo arsye për këtë.
Ne ruajmë të drejtat për të mos kontaktuar me ofertuesit gjatë procesit të tenderimit.
Për cdo paqartësi lidhur me tenderin në fjalë, ju lutemi qe t’i drejtoni pytjet tuaja në e-mail adresën:naim.preniqi@ubt-uni.net
Ofertat që nuk u përmbahen kushteve të parashtruara në këtë dokument mund të diskualifikohen nga procesi i përzgjedhjes.
Përzgjedhja e fituesit bazohet në vlerësimin e Komisionit të Tenderit dhe vendimin e Bordit të UBT-së.