UBT shpall konkurs për Trajnimin dhe Certifikimin për Administrator të Ndërtesave të Banimit në Bashkëpronësi

Prishtinë, 16 tetor 2015 – UBT, si institucion i autorizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shpall konkurs për trajnimin dhe certifikimin për administratorë të ndërtesave të banimit në bashkëpronësi. Konkursi do të jetë i hapur nga data: 16 tetor 2015 deri më 30 tetor 2015.  


Trajnimi përmban këto module: 

Moduli bazikë i trajnimit: 

  • Korniza ligjore për ndërtesat në bashkëpronësi;
  • Punët operative të administrimit dhe mirëmbajtjes;
  • Financat;
  • Njohuri bazike në TI. 

 

Moduli i avancimit:

  • Përvoja të ndryshme të administrimit të suksesshëm; 
  • Zhvillimet e reja në fushë (materialet, softuerët e ndryshëm dhe teknologjia për ofrimin e shërbimeve 24 orë dhe të avancuara);
  • Ndryshimet në legjislacion relevant.

 

Mënyra e aplikimit për trajnim dhe certifikim:

1. Duhet të plotësohet forma standarde për aplikim për trajnim; 

2. Kopja e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimin profesional;

3. Dëshminë që nuk është përndjekur ligjërisht në Republikën e Kosovës por edhe në shtetet 

e tjera, në rast kur personi vjen nga një vend tjetër. 

Trajnimi dhe certifikimi do të bëhet në objektin e UBT-së në Prishtinë. Për informata shtesë 

luteni të kontaktoni në email: pmo@ubt-uni.net

 ose në tel: 044-551-610.  

 

UBT - Higher Education Institution 

Lagjja KALABRIA p.n., Prishtinë, Kosovë, 10000  

Web:      http://www.ubt-uni.net

 

Email:    info@ubt-uni.net

Phone:    +381 38 541 400 ext 111  

Lajme