Kolegji UBT dhe Ju

Gjatë studimeve tuaja, Kolegji UBT merr përgjegjësitë dhe detyrat, të cilat duhet t’i realizojë me përpikëri:

-    të sigurojë kushtet dhe standardet e nevojshme për mbarëvajtje të procesit mësimor,
-    të sigurojë provimet për të gjitha lëndët e parapara sipas planit mësimor akademik,
-    të sigurojë ligjërata për të gjitha lëndët sipas planit mësimor,
-    të sigurojë kuadër profesional për mësim,
-    të ofrojë shërbime adekuate dhe të shpejta e efikase,
-    të sigurojë kushte higjienike-sanitare,
-    të bëjë më kohë lajmërime për seminare, provime, testime dhe trajnime të ndryshme,
-    të lëshojë vërtetime dhe/apo certifikata gjegjëse në bazë të kërkesës së studentit/es,
-    të sigurojë shfrytëzimin dhe qasjen në internet, kabinete, salla mësimore, bibliotekë si dhe literaturë të nevojshme,
-    ta njoftojë studentin/en me të gjitha rregulloret e brendshme të Kolegjit UBT-së dhe me informata të tjera të nevojshme, si dhe
-    t’i ofrojë studentit/ës mundësi pjesëmarrjeje aktive në të gjitha aktivitetet e lira që organizon Kolegji UBT dhe Organizata e Studentëve lidhur më mësimin, argëtimin dhe sportin.

Studenti gjatë studimet në Kolegjin UBT duhet të respektojë rregullat e studimeve dhe rendin shtëpiak:

-    të jetë i rregullt dhe i përkushtuar në mësim, i disiplinuar dhe i rregullt në ligjërata, ushtrime, punë praktike, teste, seminare dhe provime,
-    të respektojë me përpikëri orarin e ligjëratave, afatet e provimeve, si dhe të gjitha detyrat e tjera që rrjedhin dhe janë të parapara me rregulloret e brendshme të Kolegjit UBT,
-    të ruajë normat morale në Kolegjin UBT,
-    të respektojë rregullat e mirësjelljes, si ato me personelin e Kolegjit UBT po ashtu edhe me studentet e tjerë,
-    të jetë i ndërgjegjshëm dhe të mbajë përgjegjësi të plotë për shkeljet eventuale të rregullave studimore dhe rregulloreve të Kolegjit UBT, të shkaktuar nga ana e tij/saj, si dhe
-    ta ruajë autoritetin e Kolegjit UBT brenda dhe jashtë lokaleve të saj.

Lajme