Këshillimet

Gjatë rrugëtimit tuaj si studentë në Kolegjin UBT , ju mund të hasni në sfida dhe ballafaqime, të cilat ndikojnë në aspektin mendor dhe profesional. Shpeshherë ndodh që ju të mos mund t’i qaseni problemeve në mënyrën e duhur dhe përballeni me vështirësi. Këto vështirësi mund të jenë të lidhura me çështjet dhe ngjarjet në Kolegjin UBT, ose mund të jenë të lidhura me përvojat e mëparshme apo çështje në jetën tuaj personale. Këshillimi ofron mundësi të bisedoni me zyrtarin e Kolegjit UBT, duke bërë të mundur gjetjen e mënyrës së menaxhimit ose tejkalimin e vështirësive tuaja, në mënyrë që ju të mund të përmbushni synimet e juaja gjatë studimeve dhe të korrni sukseset e duhura.
 
Në qoftë se këshilla nuk është e dobishme ose e përshtatshme, ne gjithashtu mund t'ju rekomandojë mbi shërbime mbështetëse të tjera, si brenda ashtu edhe jashtë Kolegjit UBT.

Lajme