Qendra e Studentëve

Qendra e Studentëve ofron mundësinë e marrjes se informacioneve gjatë ditëve te punës nga ora 08:30-17:30. Kjo qendër është e lidhur ngushtë me Departamentet, Zyrën e Financave, Administratën dhe për çështje që kanë të bëjnë me studentët.

1. Për çka mund t’i drejtohesh Qendrës për Shërbimin e Studentëve?

•    Paraqitja e kërkesës për regjistrim;
•    Dorëzimi i dokumenteve për plotësimin e dosjes personale;
•    Nënshkrimi i kontratës për studim;
•    Paraqitja e kërkesës për marrjen e vërtetimit që jeni student i rregullt i Kolegjit UBT;
•    Marrja e vërtetimit që jeni student i rregullt i Kolegjit UBT;
•    Informimi për orarin e mësimit;
•    Informimi për ndërrimin eventual të orarit të mësimit;
•    Informimi për orarin e provimeve;
•    Informimi për ndërrimin eventual të orarit të provimit;
•    Paraqitja e provimit;
•    Informimi për rezultatet e provimeve;
•    Paraqitja e kërkesës për marrjen e certifikatës së notave;
•    Harmonizimi i numrit të kredive sipas lëndëve dhe konvertimi i notave në përqindje dhe anasjelltas;
•    Marrja e certifikatës së notave;
•    Paraqitja e kërkesave të ndryshme të parapara në kontratë të studimit;
•    Shikimi në dosjen personale.

1.1. Si mund të drejtohesh?
•    Në mënyrë të drejtpërdrejtë në Zyrën për Shërbimin e Studentëve, ku merret formulari përkatës, e plotësoni atë dhe e paraqitni shkurtimisht qëllimin e kërkesës suaj, ose
•    Nëpërmjet internetit, varësisht nga natyra e shërbimit dhe urgjenca.

1.2. Kur mund të drejtohesh?
•    Në çdo kohë brenda orarit të punës, prej orës 08:30 deri në ora 17:00;
•    Për kërkesat që kërkojnë përgjigje administrative, përgjigjen mund ta merrni brenda ditës, ndërsa për kërkesat që kërkojnë përgjigje profesionale ose vendim nga organet përkatëse të Kolegjit UBT, kërkesa duhet të paraqitet së paku 48 orë para kohës që juve ju duhet ta keni përgjigjen ose dokumentin përkatës.

Lajme