Të diplomuarit në UBT

Sot UBT, është krenar me studentët e diplomuar në UBT, është krenare pikërisht me punën dhe profesionalizmin e tyre. Është krenare që me punën dhe përkushtimin e stafit të saj i ka dhënë vendit ekspert.

 Për këto dhjetë vite të jetës së saj UBT-ja, Kosovës i ka dhënë një numër të konsiderueshëm të diplomuarish, por jo vetëm kaq, ata sot janë ekspert të fushave të ndryshme në shumë ndërmarrje publike dhe private. Edhe pse flitet për një krizë në punësim në vendin tonë, ndonëse shumë të rinj me diploma në gjep vazhdojnë të bredhin rrugëve, këtë fat nuk e kanë pasur ata që janë pajisur me diploma e gjithsesi parasëgjithash me dije në UBT.

 

Ata sot janë jo vetëm të punësuar në ndërmarrje, por edhe udhëheqës të suksesshëm. Ashtu si kanë qenë dyert të hapura në UBT për ta kur kanë ardhur si student, po ashtu dyert i kanë pasur të hapura edhe për punësim, kjo ngase ata janë pajisur me dije dhe ekpseriecë nga stafi akademik ndërkombëtar e vendorë në universitetit tonë.
Me një staf profesorësh nga vendi dhe universitete prestigjioze, me një punë të përkushtuar, nuk kishte si të ndodhte ndryshe.
Pasi që të diplomuarit në UBT vinë nga gjitha regjionet e Kosovës, e madje edhe jashtë saj si Shqipëria, Maqedonia, ata e kanë një mundësi që eksperiencën dhe profesionalizmin e tyre ta tregojnë në fushë më të gjerë.
Sot, UBT-ja është krenar me ta, me punën e tyre dhe profesionalizmin. Është krenare që me punën dhe përkushtimin e stafit të saj i ka dhënë vendit ekspert.
 
Përveç punësimit nëpër kompani private e publike,  një numër i konsiderueshëm nga ta, sot  janë të punësuar në UBT,  në mësimdhënie dhe në menaxhim të Universitetit UBT.

Një numër të konsiderueshëm e të diplomuarve të UBT –së,  e gjejmë në shkollimin e mëtutjeshëm, studime pasiplomike master e doktoratë,  nëpër universitete më prestigjioze në Evropë e Amerikë. Këta studentë sot janë në kontakt të vazhdueshëm dhe pjesëmarrës në konferencat shkencore që organizon UBT.

 

Lajme