Pyetjet më të shpeshta (FAQ)

 

Cili është profili i profesorëve në fakultetin e  Sisteme të Informacionit?

Profesorët ligjërues në fakultetin e Sistemeve të Informacionit kryesisht disponojnë me përgatitje profesionale Dr.Sc në njërën nga fushat: në Shkencat Teknike, në Teknologjinë e Informacionit, në Informatikën për Biznes, në Menaxhment dhe Biznes, si dhe nga fusha tjera të teknologjisë dhe të ekonomisë.  Asistentët në fakultetin e Sistemeve të Informacionit disponojnë aftësi nga fushat e ngjashme me ato të ligjërueseve. Derisa ligjëruesit shpjegojnë pjesën fondamentale dhe teorike-praktike të lëndëve, asistentët e mbulojnë pjesën praktike të ushtrimeve, seminareve, laboratorit, praktikës në biznese dhe organizata reale, etj. Për rastet kur studentet kanë vështirësi të kuptuarit të ndonjë lënde edhe pas ligjëratave dhe ushtrimeve të ndjekura, ata do të gëzojnë mundësinë e tutorimit. Tutorimi është një pjesë e rëndësishme e procesit të mësimit që realizohet nga bashkëpunimi i ngushtë i profesorëve, asistentëve, tutorëve dhe të fakultetit. Tutorët kryesisht janë studentë të SI nga më të dalluarit, të cilët janë të angazhuar nga Kolegji UBT që të identifikojnë rastet e studentëve me vështirësi të kuptimit të  ndonjë pjese të programit dhe te i ndihmojnë ata që të tejkalojnë ato vështirësi. Tutorimi bëhet në grupe apo individualisht varësisht nga numri dhe natyra e kërkesave. 

 

Çka dallon programi i Sistemeve të Informacionit nga programet tjera të fushave të ngjashme?

Ndoshta mënyra më e mirë për të treguar rëndësinë e Sistemeve të Informacionit dhe dallimin nga fushat tjera të studimit, është të marrim në konsideratë ndikimin që SI ka në jetën tuaj. Mundohuni të imagjinoni se si do të jet jeta juaj  pa Sisteme të Informacionit! Janë disa gjëra apo elemente të sistemeve të informacionit pa të cilat do të mund të mbijetonit, p.sh. pa sistem të informacionit  që menaxhon dhe zhvillon informacionet mbi procesin e studimit, ndoshta mund të jetoni edhe pse do të jetonit një jetë të ngadalshme dhe kontroverse! Imagjinoni ambientin pa asnjë televizion, pa  telefona celularë, pa e-mail, pa automat për shërbime bankare, automjete pa alarme dhe pa sisteme inteligjente! Pa këto sisteme jeta juaj do të ndikohej jashtëzakonisht shumë. Nëse mendohet e kundërta, nëse e mendojmë se këto sisteme ekzistojnë, por nuk funksionojnë, edhe në këtë rast jeta juaj do të kishte ndryshime dramatike.

Në qoftë se mund të imagjinoni të jeni në punë në një organizatë apo ndërmarrje private ku punët kryesisht realizohen me kompjuter, ju do të mendoni se kompjuterët janë ata që bëjë zgjidhje për atë organizatë apo biznes! Por, me kalimin e kohës ju do ta kuptonit se teknologjia e informacionit si e vetme nuk është zgjidhja e problemeve në biznes. Teknologjia e informacionit  është vetëm një komponent e sistemit të informacionit që shërben për të e mbështetur rrjedhën e informacionit në një mjedis të biznesit. Njerëzit, të dhënat dhe proceset janë komponentët tjera  që të gjitha së bashku përbëjnë Sistemet e Informacionit. Për të kuptuar një gjë të tillë, është e natyrshme që studentit do të i nevojitet një kohë e konsiderueshme e adaptimit dhe e njohjes së sistemeve të informacionit.

Shumë studentë gabimisht mendojnë se sistemet e informacionit mundësojnë vetëm programimin dhe punën me kompjuter.  Në fakt programimi është një pjesë e vogël (por shumë e rëndësishme) e zhvillimit të sistemeve të informacionit për organizatat. Studentet dhe profesionistet e sistemeve të informacionit janë ata që do të mund të vendosin se:

Cilat programe kompjuterike do të përdorën?

Cilat teknologji do të përdorën?

Kush do të i përdorë ato?

Si do të përdorën ato dhe kurë do të përdorën?

Gjithashtu profesionistët nga sistemet e informacionit janë ata që do të vendosin në organizatë apo në ndërmarrje nëse do të përdorin programe të gatshme apo do të zhvillojnë programe adekuate duke angazhuar programerët që zakonisht vijnë nga shkencat kompjuterike.


Pse duhet zgjedhur të studioni në fakultetin e Sistemeve të Informacionit?

Nëse mendoni të mësoni se si komunikojnë dhe si bashkëveprojnë njerëzit, mediat, kompanitë, bizneset, institucionet, shkollat, komunat, regjionet dhe shtetet, dhe nëse dëshironi të bëheni zhvillues dhe menaxhues të sistemeve që mundësojnë  këto komunikime dhe këto bashkëveprime, atëherë ju duhet të studioni fakultetin Sistemet e Informacionit.

Komunikimin privat, institucional dhe biznesor e mundëson Teknologjia e Informacionit (TI). Duke marrë parasysh faktin se TI ndryshon shumë shpejtë, e kuptojmë se edhe format e të bërit biznes dhe proceset e biznesit ndryshojnë. Ndryshojnë edhe format e komunikimit privat dhe atij publik apo zyrtar. Të gjitha këto ndryshime kërkojnë instalime të programeve dhe të pajisjeve të reja, mekanizma të ri kontrolli dhe platforma të reja monitorimi. Studimi i Sistemeve të Informacionit afron mësim, aftësim dhe shkathtësi profesionale për të fituar këto sfida duke zhvilluar modele të reja të menaxhimit të sistemeve të TI, modeleve të reja të proceseve të biznesit, ri-inxhinierim të proceseve ekzistuese.

Për më shumë, ju si Bachelor i sistemeve të informacionit do të keni titull ndërkombëtarisht të njohur të kombinuar menaxher/inxhinier.   kontrollues dhe monitorues me një fjalë nëse mendoni të dini dhe të jeni pjesë e komunikimit në gjithë botën , dhe si mund të kontribuoni të ruani të dhënat personale, të ndihmoni në sigurinë e njerëzve dhe të vendit, në një shëndetësi të sinqertë, në transparencë të qeverisë, në mësim nga distanca, se si funksion dhe përmirësohet interneti, mediat, televizioni,  Facebook, Google, etj., e shumë elemente tjera, ju duhet të studioni SI.

Tregu i punës ku ju mund të filloni dhe të zhvilloni karrierën tuaj nuk ka kufi: mund fillojë nga shkollat fillore dhe të mesme, në shkollat e larta, në universitete, në media dhe komunikim, në transport dhe telekomunikacion, në departamente komunale, në departamente qeveritare, në ministri, në drejtësi, në infrastrukturë, në transport, në prodhim, në rregullim të ambientit, në hotelieri, në logjistikë, në prokurim, në sigurim dhe në siguri, etj. Të gjitha format e veprimtarive të lartpërmendura kanë nevojë të vazhdueshme për vendosjen e ndërlidhjes midis aktiviteteve të tyre dhe të teknologjisë që ata përdorin. Sistemet e informacionit janë ato që e bëjnë të mundur një ndërlidhje të suksesshme.

Për të arritur në nivel të duhur dhe për t’u pozicionuar në një nga mundësitë e punësimit, programi i Sistemeve të informacionit ju mundëson të mësoni të bëni analiza dhe dizajnim të bizneseve, të mësoni të menaxhoni. Është aktualisht fakulteti më perspektiven më të madhe në vend dhe në botë.


Cilat janë lendet më atraktive në fakultetin e sistemeve të informacionit?

Nga një feedback i studenteve vërehet se lëndët e programit janë mjaft atraktive dhe shumëllojshmëria a tyre e bën programin të pasuruar, efektiv dhe të kërkuar.

Për shembull në lenden Produktiviteti Personal me Teknologji të Informacionit studentet do të njihen me bazat e teknologjisë së informacionit, elementet themelore  me mënyrën e  përdorimit të  teknologjisë së informacionit për të zhvilluar dhe ngritur produktivitetin personal dhe të organizatës.

Në lëndën  Bazat e Menaxhimit studenti njohët me definimin e menaxhimit si proces dhe të menaxhmentit si strukturë organizative, njihet me format e të bërit biznes dhe me format e organizimit të ndërmarrjeve dhe të institucioneve.

Në lenden Bazat e Programimit studenti njihet me thelbin e krijimit të programeve kompjuterike, përdorimin e tyre dhe përditësimin.

Në lëndën Praktika dhe Teoria e Sistemeve të Informacionit, studenti e kupton historikun e zhvillimit të sistemeve të informacionit dhe aplikimin praktik të tyre në zgjidhjen e çështjeve dhe problemeve biznesore deh organizative.

Në lëndën  Shkrimi Akademik, studenti mëson rregullat akademike të shkruarit. Mëson stile të ndryshme të shkrimit të punimeve seminarike, të hulumtimeve, të letrave zyrtare, të e-mailave zyrtar, të CV-së, të eseve, të publikimeve, etj.

Në lenden Menaxhimi i Projekteve në Sisteme të Informacionit, studenti mëson se si do të dizajnoj, të planifikojë, të organizojë, të udhëheqë, të monitoroj dhe të kontrolloj një bashkësi të aktiviteteve të nevojshme, të njerëzve dhe të burimeve për të krijuar, prodhuar apo ndërtuar një produkt apo një shërbim në fushën e sistemeve të informacionit apo në fushat tjera industriale.

Në lenden Baza e të Dhënave studenti do të kuptoj elementet bazë të selektimit, të ruajtjes, të përpunimit dhe të shpërndarjes së të dhënave. Nga kjo lëndë studenti e kupton relacionin në  mes të  dhënave, informacioneve dhe njohurive.  

Në lenden Rrjetat Kompjuterike studenti mëson mënyrën se si pajisjet teknologjike dhe kompjuterët janë të ndërlidhur dhe si ato funksionojnë në mërye që informata të mblidhet dhe të shpërndahet në mënyrë efektive, efiçiente dhe të sigurt.

Në vazhdim studenti do të njihet me elemente më të avancuara të sistemeve të informacionit të paraqitura në programin apo kurrikulën e studimit.


Çka  do të mësoni nga studimet në fakultetin e Sistemeve të Informacionit?

Do të përgatiteni për të kuptuar funksionimin dhe arsyen e ekzistimit, për  të e kuptuar realitetin, për të e kuptuar rrezikun në biznes apo organizatë ku do të punoni  dhe për të e kuptuar se si mund te veproni në situata të ndryshme, se si duhet merrni vendime të drejta dhe të duhura biznesore dhe menaxheriale  duke mos e dëmtuar mjedisin dhe duke mos ndikuar negativisht te njerëzit tjerë.

Këto do të i arrini përmes ligjëratave, ushtrimeve , shembujve nga praktika, vizitat dhe  kontaktet me institucionet tjera vendore, vizita internacionale studimore dhe ligjërata tematike.

 

Lajme