Struktura e programit
Kurset Bazike (60 ECTS)
Këto kurse mbulojnë ligjëratat themelore për njohuritë bazike në fushë të programimit, bazës së të dhënave, teknologjive të internetit, inxhinieringut të softuerit dhe të sistemeve të informacionit.
Kurset e Avancuara (24 ECTS)
Përfshijnë studimet e avancuara në fushat tashmë të studiuara në Kurset Bazike. Së paku një seminar është i detyrueshëm. Kjo pjesë e studimeve ua mundëson studentëve të arrijnë shkathtësi të avancuara, të cilat ndjeshëm ndihmojnë në rezultatet e përmbushjes së këtij programi.
Kurset Zgjedhore (6 ECTS)
Me qëllim të përfundimit të programit të Maserit studentët gjithashtu duhet ti fitojnë apo arrijnë edhe 6 ECTS, si Kurse me zgjedhje. Nga këto kurse, së paku 4 ECTS duhet të zgjidhen nga UBT-ja.
Teza e Masterit (30 ECTS)
Në kuadër të programit Master duhet të shkruhet edhe teza e Masterit. Mbarshtrimi i detyrave dhe i kërkesave të saj duhet të korrespondojë me fushat e studimit dhe duhet të përfundohet brenda gjashtë muajsh. Teza e Masterit duhet të shkruhet në gjuhën Angleze.




