Rezultatet e Pritshme

Cilat janë pritjet nga programi për studentët pas përfundimit të studimeve?

  • Me përfundimin e programit të studimeve Bachelor në Sisteme të Informacionit, studentët do të jenë në gjendje të:
  • Demonstrojnë dhe aplikojnë njohuritë e nevojshme nga Teknologjia e Informacionit dhe  Matematika;
  • Analizojnë probleme dhe mundësi biznesore/organizative;
  • Identifikojnë dhe të përcaktojnë kërkesat informatike të nevojshme dhe të duhura për zgjidhjen e problemeve she për shfrytëzimin e mundësive;
  • Janë në gjendje për të hartuar, zbatuar dhe vlerësuar: sistemet dhe proceset e bazuara në teknologji të informacionit  përmbushur qëllimet e dëshiruara biznesore/organizative;
  • Demonstrojnë efektivitet në punë të përbashkët për të arritur qëllime të përbashkëta;
  • Janë në gjendje të komunikojnë në mënyrë efektive me një gamë të publikut, pjesëmarrësve, investitorëve, partnerëve, etj.
  • Janë në gjendje për të analizuar ndikimet lokale dhe globale të informatikës në individë,  në organizata dhe në shoqëri;
  • Njohin nevojën për një aftësim dhe për një angazhim në zhvillimin e vazhdueshëm profesional;
  • Janë në gjendje të përdorin teknika aktuale, aftësi dhe mjete të nevojshme për të praktikuar sistemet e informacionit në punë;
  • Demonstrojnë njohuri për potencialin dhe kufizimet e shkencës, rolin e saj në shoqëri dhe përgjegjësinë e njerëzve për mënyrën se si shkenca është përdorur;
  • Aplikojnë aftësi analitike dhe të menduar kritik, lidhur me konceptet e sistemeve të informacionit të nevojshme për zgjidhjen e problemeve organizative;
  • Diskutojnë ndikimin e mundshëm global të zgjidhjeve specifike të sistemeve të informacionit;
  • Vlerësojnë dhe zbatojnë planifikimin organizativ, dizajnimin dhe integrimin e sistemeve të informacionit në ofrimin e zgjidhjeve në mjedise konkurruese;
  • Planifikojnë dhe projektojnë  infrastrukturën e komunikimit organizativ dhe të topologjisë së rrjetit të bizneseve (zinxhirëve të furnizimit).
  • Përmirësojnë  procedurat dhe proceset  strategjike të menaxhimit të sistemeve të informacionit;
  • Identifikojnë metoda të reja dhe efikase për të zgjidhur problemet organizative;
  • Demonstrojnë aftësi të komunikimit me shkrim dhe me gojë në një mjedis bashkëpunues.

 

Programi është i akredituar nga Agjensioni I akreditimit i Kosovës dhe nga ekipi i ekspertëve ndërkombëtar nga fusha e Sistemeve të Informacionit. 

Lajme