Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri
Master (M.Sc.) në Shkencat Kompjuterike dhe Inxhineri - Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK)
Objektivat dhe Synimet e Programit
Teknologjia informative, me themel në inovacionet teknologjike, siç janë: multimediat, telefonia mobile, rrjeti global i komunikimit etj., është duke e ndryshuar pamjen e shoqërisë më shumë se çdo fushë tjetër. Prandaj ky program në UBT e pajis dhe e forcon dijen e studentëve me konceptet më të avancuara të Teknologjisë së Informacionit dhe të Komunikimit. Programi, si i tillë, në vetvete përfshin dijet për konceptet e TI-së, njohurinë e avancuar në fushat si zhvillimi dhe aplikimi i rrjetit (ueb-it), sistemet e informacionit biznesor, dizajnimin e rrjetit dhe sigurinë në sistemet shpërndarëse, inxhinieringun e softuerit dhe të menaxhmenteve të tjera të informacionit. Studentët do të jenë në gjendje të marrin dije të specializuara në këto fusha duke i shndërruar ata në një personel të kualifikuar si dhe prijës në këto fusha.




