Objektivat e programit
Objektivat e këtij programi janë si vijojnë:
- Balancimi i njësive të biznesit dhe të ekonomisë, duke ua mundësuar studentëve zhvillimin dhe forcimin e shkathtësive dhe aftësive biznesore, të cilat kërkohen që ata të pavarësohen në karrierën e së ardhmes;
- Zhvillimi i qasjes metodologjike ndaj analizave, zgjidhjeve të problemeve dhe të vendimmarrjeve, të gjitha të mbikëqyrura nëpërmjet aplikimit të metodologjive moderne operacionale të menaxhimit me qëllim të arritjes së efikasitetit;
- Integrimi i kërkesave të menaxhimit strategjik biznesor si dhe mekanizmat e hulumtimit të tregut;
- Të iu kushtojnë rëndësi të veçantë ndërlidhjeve me njerëzit në biznes, zhvillon e forcon aftësitë për lidership dhe u ndihmon studentëve të Masterit të njohin kërkesat në rritje të tregjeve ndërkombëtare