Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi

MBE MSC

 

 

 

MBE MSC

 

Fakulteti i Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë në Kolegjin UBT ka për qëllim krijimin e liderëve dhe vendim-marrësve të suksesshëm si në sektorin publik po ashtu edhe në atë privat. Këtë qëllim Kolegji UBT përmes këtij fakulteti e arrin duke ofruar një edukim kualitativ nga fushat e menaxhmentit, biznesit dhe të ekonomisë. Programet akademike në Kolegjin UBT në JU mishërojnë përsosmërinë, ngrisin konfidencën dhe zhvillojnë aftësi të shkëlqyeshme lidershipi që do të ju ndihmojnë shumë gjatë gjithë karrierës suaj.

 

Programi Master në fakultetin e Menaxhmentit, Biznesit dhe Ekonomisë është përpiluar në mënyrë që studentit t’i ofrojë njohuritë më të avancuara nga të gjitha dimensionet e organizimit dhe menaxhimit të bizneseve dhe organiztave të tjera. Fokusi i këtij programi qëndron tek përgatitja e të diplomuarëve për tregun global të punës duke ofruar njohuri nga fusha të ndryshme të ekonomisë, inxhinierisë, prokurimit publik, marketingut dhe shitjes, ndërmarrësisë dhe promovimit të investimeve dhe zhvillimit ekonomik.

Lajme